Ballina Bota Rreth 9 milionë britanikë do t’i kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit,...

Rreth 9 milionë britanikë do t’i kalojnë festat e fundvitit jashtë vendit, destinacioni më i frekuentuar, Amerika

Rreth 9 milionë britanikë kanë rezervuar të kalojnë festat e fundvitit jashtë shtetit, tregojnë shifrat e publikuara nga një studim i kryer kohët e fundit.

Sipas studimit u zbulua se destinacioni më i frekuentuar nga britanikët është Amerika (në vend të parë), e cila më pas ndiqet nga Tailanda (në vend të dytë) dhe më pas nga Australia (në vend të tretë).

Ky studim u krye nga agjencia e udhëtimeve Expedia, e cila gjithmonë i analizon të dhënat gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Gjithashtu disa destinacioneve të tjera të preferuara nga britanikët janë India (si destinacioni i katërt më  frekuentuar) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (si destinacioni më i frekuentuar në vend të pestë).

Pjesa e tjetër e shteteve më të frekuentuara është Maroko në vend të gjashtë, Japonia në vend të shtatë, Vietnami në vend të tetë, Zelanda e Re në vend të nëntë dhe Kandaja në vendin e dhjetë.

Zakonisht në destiancione të tilla si Amerika dhe Australia shkojnë familjarë dhe çife të dashuruarish, rreth 30 për qind dhe 36 për qind secili.

Ndërsa rreth një e pesta (19 për qind) e atyre që shkojnë në Tailandë zakonisht janë persona që udhëtojnë vetëm.

Rreth një e treta (28 për qind) e britanikëve kanë thënë se një prej arsyeve kryesore se përse ata preferojnë që festat e fundvitit t’i kalojnë larg vendit të tyre është sepse ata duan të shkojnë në vende ku ka diell dhe të marrin ngjyrë e cila do t’i shoqërojë ata për 9 muajt e tjerë të vitit.

Rreth 29 për qind e atyre të anketuar, thanë se do t’i kalojnë festat e fundivitit jashtë Britanisë sepse duan të largohen sa më shumë nga situata që ka krijuar Brexit.

Edhe pse numri i britanikëve që preferojnë të kalojnë festat e tyre të fundvitit jashtë Britanisë është rritur, një pjesë shumë e madhe e atyre që largohen e pranojnë edhe faktin që do t’i mungojnë traditat e tyre e preferuara festive.