Facebook-u u ka dhënë disa kompanive çasje më të gjerë në të dhënat personale të përdoruesve sesa ishte raportuar më parë, duke i lejuar ata të lexojnë mesazhe private ose të shohin emrat e miqve pa pëlqimin e përdoruesve, shkruan New York Times, transmeton AP.
Gazeta, të mërkuren, bëri të ditura detajet e marrëveshjeve të veçanta midis rrjetit social Facebook dhe kompanive siç janë, Microsoft, Netflix dhe Spotify, si pjesë e zbulimeve më të fundit sesi ky rrjet social ndan të dhënat e përdoruesve.
Facebook-u ka ndarë të dhënat me më shumë se 150 kompani përmes aplikacioneve në platformën e tij edhe nëse përdoruesit e kanë pamundësuar shpërndarjen, shkruan gazeta.
Facebook iu përgjigj raportit përmes një postimi duke thënë se në kuadër të partneritetit iu është lejuar “integrimet e mesazheve” por pothuajse që të gjitha janë mbyllur gjatë muajve të kaluar.
“Asnjë nga marrëveshjet nuk u ka dhënë kompanive të jashtme qasje në të dhëna pa pëlqimin e përdoruesit” kanë thënë nga rrjeti social Facebook.