Nga Esad Gjonbalaj – New York, SHBA
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të disa shkrimeve tendencioze qellimkëqija dhe antikombëtare drejtuar atyre që promovojnë dhe përkrahin familjēn legjendare të Ferrajve. Shkrimet e këtilla të një niveli të ultë dhe përçarës tregojnë nivelet e ulëta të vetëdijes dhe njohurit e mangëta që kanë këta pseudopatriot në këto lëmi.
Familja Ferri ka qenë është dhe do të mbetet krenari e trevës tonë. Jam unë Esad Gjonbalaj që me krenari kam shkruar për mbijetesën dhe sakrificën e madhe të kësaj familje në shërbim të atdheut. Është po ashtu Rexhep Gali Balidemaj që me respekt të lartë flet për Ferrajt e Plavë e Gucisë.
Por mbi të gjithë janë vetë Ferrajt ata që qëndrojnë te fortë dhe krenarë duke çmuar dhe vlerësuar lart përkushtimin dhe angazhimin tim ndaj kësaj pjese të ndritur të historisë së trevës tonë
Postimet e kësaj natyre dhe në këtë mënyrë ngrisin dyshime të thella e të arsyeshme se në shërbim të kujt janë, cili është qëllimi i vërtetë i këtyre pseudopatriotëve dhe në shërbim të cfarë agjenture shkojnë këto postime.
Shtrohet një pyetje e thjeshtë: pse po ju penguaka promovimi i merituar i Ferrajve. Me siguri vetëm njerëzve antikombëtarë u pengojnë postumet e tilla apo a mos vall çpifjet e tilla nuk ju bajnë nder Ferjave në këtë mënyrë duke shkruar me djallëzi për një gur me yll e hanë që u vendos tinëzisht dje nga agjentet e UDB-se se Malit te Zi e që këta pseudoptriotë e kanë postuar në faqet e tyre personale.
Përkunder xhelozisë, postimeve qellimkëqija e thashethëmeve tendencioze, Jakup Ferri do të jetë se shpejti në listën e heronjve të kombit dhe do të shpallet solemnisht nga instituciinet më të larta shtetërore fal angazhimeve qëllimmira të atyre qe ua dojnë të mirën trevës sonë dhe mbarë shqiptarisë.
Esad Gjonbalaj
New York 17 dhjetor 2018