Ballina Kuriozitete Krijohet në Japoni roboti i emocioneve

Krijohet në Japoni roboti i emocioneve

Çdo ditë e më shumë teknologjia po i vjen në shërbim njeriut e madje po nis të kujdeset për emocionet tona.

Dhe ata që na surprizojnë janë gjithmonë inxhinerët nga Azia e Largët.

Në Japoni është krijuar roboti tridimensional dhe shumë inteligjent i cili është ideuar që të ketë një detyrë të vetme: të kujdeset për lumturinë tonë, si ne të ndihemi të lumtur.

Ai ndërvepron sikur të jetë një fëmijë i vogël apo një këlysh. Roboti ka edhe një emër ai quhet Lovot një bashkim i emrit Love dashuri dhe Robot.

Lovot është prezantuar tashmë në Tokio.

Por si funksionon ky robot?

Ai është i pajisur me sistemin e inteligjencës artificial dhe me rreth 50 sensorë të cilët I japin mundësi të dallojnë emocionet njerëzore.

Lovot është projektuar për të përmirësuar nivelin e rehatisë dhe ndjenjat e dashurisë. Kur e prek dhe e përqafon apo edhe thjesht kur e sheh ti ndihesh më mirë. Është sikur të ndjesh dashuri nga dikush.

Roboti i vogël peshon 3 kg, mund të lëviz përmes rrotave, dallon personat me një videokamera termike dhe është në gjendje të reagojë. Sikur të jetë një fëmijë ai ngre duart lart që ju ta merrni në krahë.

Lovot është tashmë gati dhe duke nisur nga 2020 mund të jetë i juaji.Çmimi pak i kripur kushton plot 2700 euro.