Ballina Kulinari Receta e ditës/ Supë me presh dhe qepë të njoma

Receta e ditës/ Supë me presh dhe qepë të njoma

Përbërësit:

1 qepë mesatare
1 filiz preshi i freskët
4 gota ujë
1 gotë lëng mishi pule
3 lugë gjelle vaj ulliri

Për salcën që do t`i hidhet sipër duhen:

2 qepë të njoma të prera hollë
1 filxhan kafeje krem qumështi
2 lugë gjelle lëng limoni
lëkura e grirë e një limoni
nenexhik i freskët për zbukurim

Përgatitja:

Qepët dhe preshi priten shumë hollë dhe vihen të skuqen pak në tenxhere. Më pas shtohet lëngu i pulës dhe uji, përzihen mirë dhe i lëmë pak të zihen sa të zbutet qepa dhe preshi. Në anën tjetër përgatisim të tëra asortimentet e duhura për salcën në një tas duke i përzier të gjitha.

Sipas dëshirës mund ta kaloni supën ose jo nën shtypjen e mikserit përpara. Pasi ta fikni sobën hidhjani supës sipër salcën e përgatitur si më lart. Servireni të nxehtë dhe mundësisht me bukë të thekur.