Ballina Bota Presidenti i Kinës, Xi Jinping: Kina “nuk do të përpiqet kurrë për...

Presidenti i Kinës, Xi Jinping: Kina “nuk do të përpiqet kurrë për hegjemoni globale”

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u zotua se vendi i tij nuk do të zhvillohet në kurriz të vendeve të tjera.

Xi i bëri këto komente në një fjalim në Pekin, me rastin e 40-vjetorit të nisjes së reformave të mëdha ekonomike në Kinë.

Fushata e udhëheqësit të ndjerë Deng Xiaoping për “reforma dhe hapje” ka nisur katër dekada më parë.

Rritja që ka pasuar, e ka bërë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Transformimi është përqendruar në reformën bujqësore, liberalizimin e sektorit privat, modernizimin e industrisë dhe hapjen ndaj tregtisë ndërkombëtare.

Qindra miliona njerëz kanë dalë nga varfëria, edhe pse, viteve të fundit, Kina ka luftuar me rritjen e borxhit dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike.

Xi tha se, pavarësisht arritjeve ekonomike të vendit të tij, Kina “nuk do të përpiqet kurrë për hegjemoni globale”.

Megjithatë, ai tha se superfuqia globale nuk do të mund të urdhërohet kurrë nga të tjerët.

“Askush nuk është në gjendje ta diktojë popullin kinez se çfarë duhet bërë ose çfarë nuk duhet bërë”, tha Xi.

Ai nuk i përmendi mosmarrëveshjet aktuale tregtare me Shtetet e Bashkuara.