Kryeministri francez, Edouard Philippe pranoi se qeveria ka bërë gabime gjatë protestave masive të ‘jelekverdhëve’, që kanë kapluar vendin për pesë javët e fundit.
“Ne bëmë gabime. Nuk e dëgjuam mjaftueshëm popullin francez. Jam i bindur se ata duan që ky vend të transformohet,”-tha ai për gazetën Les Echoes të dielën.
Dhuna në demonstrata ka arritur nivel rekord me qindra protestues të plagosur që nga 17 nëntori.
Gjatë protestave vdiqën të paktën 7 persona. Punonjësit e policisë kanë pësuar gjithashtu lëndime.
Qytetet franceze u mbërthyen nga kaosi, me protestuesit që shkatërronin dritaret e dyqaneve, përmbysnin makinat etj.
Qendrat e qyteteve u mbuluan nga gazi lotsjellës, granatat e tymit dhe fishekzjarret.
Ministri i Financave, Bruno Le Maire pranoi se protestat ishin një “katastrofë” për ekonominë dhe bizneset e vendit.