Ballina Aktualitet Çka na duhen këto kumbari shqiptare me Serbinë?!

Çka na duhen këto kumbari shqiptare me Serbinë?!

​​​Nga Ramiz LUSHAJ

1.

Bash ditën kur në Shqipërinë tonë Qeveria e parti të majta e festuan, sipas traditës, 29 nëntorin 2018, si “Ditën e Çlirimit(ende festë zyrtare shqiptare!), njejtësisht e festoi dhe Serbia e Vuçiqit, biles deri në Pekin, ku me ceremoni solemne e festive hapi Qendren Kulturore Serbe.

Dikur, 75 vjet ma herët, J.B. Tito e shpalli 29 nëntorin 1943 të Jajcës si “Festë Kombëtare të Federatës së Jugosllavisë”, të cilën dy vite ma vonë edhe vet E.Hoxha do ta legalizonte dhe si “Festë Kombëtare të Shqipërisë”, pikërisht asokohe kur Shqipëria rrezikonte të mbetej “Republika e Shtatë” e Jugosllavisë.

Pra, ende Tirana e Beogradi po e kena 29 Nëntorin, si festë të përbashkët (!)

2.

Ish kryeministri e presidenti aktuali Aleksandër Vuçiqi i Serbisë dëshmoi dhe në Pekin se nuk ndryshon prej ish kryeministrit Nikola Pashiq në udhë, ideale, ideologji. Janë edhetë së njëjtes amë partiake, të Partisë Radikale Serbe.

Serbia e Vuçiqit Qëndres Kulturore Serbe në kryeqytetin e Kinës ia ka vnue emnin “Iva Andriq”, emrin e njërit prej antishqiptarëve të njohur.

Shumkush e din se diplomati shovinist, racist e pro genocidit ndaj shqiptarëve, shkrimtari nobelist Iva Andriq i Jugosllavisë së Parë, një politikan pro-fashist (prej vitit 1941) është hartuesi i “Elaborat”-it antishqiptar të 30 janarit 1939, me 10 kapituj e 11 nëntituj, ku i mbron e zhvillon idetë pansllaviste të Pashiqit, kërkon ndarjen e aneksime të Shqipërisë si Shkodren e Pogradecin, Durrësin, etj., kërkon coptimin e Shqipërisë nëmes Jugosllavisë e Serbisë. Sipas Andriqit “më mirë një dritare e Italisë në Ballkan se sa një shtëpi shqiptare”.

Pra, Andriqi ishte një Nikola Pashiq i ri, ashtu sikurse dhe Vuçiqi i përngjan bukur fort në ideologji, politika e sjellje “sikur të ishte djali i tij bio-politik”. Edhe Përfaqësuesi i lartë i Serbisë për Kosovë, antishqiptari tjetër Marko Gjuriq (i origjinës së hershme shqiptare nga Gjyriqët e Plavës) e ka rrënjas dajë të tijNikola Pashiqin, ish kryeministrin sllav antishqiptar. Pra, edhe ky shteti i sotëm serb është edhe i Pashiqit, edhe i Andriqit, edhe i Vuçiqit.

Dr. Ibrahim Rugova, lideri historik i Shqiptarëve tëKosovës, prej vitit 1988, kur ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, e ka pasë thanë shqiptarisht (e tashti ky është një nder amanetet e tij) që të hiqet nga literatura emri e veprat e shkrimtarit e diplomatit, të nobelistit antishqiptar IvoAndriq, që Serbia e Vuçiqit sapo ia vnoi emnin e tij Qendres Kulturore Serbe në Pekin. Pra, ai nuk donte kumbari kurrfare e kurrqysh as me antishqiptarin Andriq e as me Serbinë.

3.

Me 29 nëntor 2018, në kryeqytetin e Kinës, në Pekin, nëgrupin artistik, në koncertin festiv të atyshëm të hapjes sëQendres Kulturore Serbe, ishte dhe një lahutar. Ai këndoi aty kangë me lahutë. Githkush ka të drejtë me këndue kangë, edhe të të tjerëve, po ndera e ligji e thonë se duhet e drejta e autorit, amësia, autorësia e saj. Po Serbia e quan lahuten krejt të veten dhe gjithçka shkon me lahuten e quan pjesë të saj serbe, edhe kangët e Eposit të Kreshnikëve, edhe gjithçka tjetër, derisa nëSesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u paraqit e rregjistrua nga Serbia, si pjesëidentitare të saj, në Listën Përfaqësuese të TrashëgimisëKulturore Jomateriale të Njerëzimit.

Në fakt, siç dëshmon dhe ky rast me Lahutën, Serbët e Beogradit, këta ardhacakë të vonë prej Uraleve, duan ta përvetsojnë çdo gja si të veten e për vete edhe nga trashëgimia jomateriale e Shqiptarëve Trojenik dhe të popujve të tjerë të Ballkanit. Dihet se, ashtu siç keqshkuan punët e historisë e tëterritoreve shqiptare, tashti Lahuta nuk është vetëm e Serbisë, po edhe e Shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Sanxhak (Tregu i Ri), etj.; edhe e Malit të Zi, edhe e Bosnje-Hercegovinës, edhe e Kroacisë. Ndaj këto shtete (don Zoti tëjenë nisiatorë Shqiptarët, shtetarët shqiptarë) që në këto kushte, në këtë situatë, të mos ia lejojnë Serbisë “pronësinë mbi Lahutën (e gjithçka tjetër rreth saj) po të rregjistrohet në UNESCO si pasuri e tyre e përbashkët.

Kur Serbia e nxori lahutarin me këndue në përurimin e Qëndres Kulturore Serbe në Pekin u ngrit Ministria e Kulturës e Malit të Zi dhe lëshoi komunikatë, doli me deklaratë, mbajti qëndrimin e vet zyrtar. Mesa duket serbët e kanë paraqit lahutarin me kapicen malazeze, ndaj theksojnë se: “Përmes paraqitjes së lahutarit në hapje të Qendrës Kulturore të Serbisë “Ivo Andriq” në Pekin, i cili ishte i veshur me kostume popullore malazeze, si një veçori identitare skajshmërisht eksplicite, organizatorët e kësaj shfaqjeje kanë vënë dorë në trashëgiminë konkrete kulturore të Malit të Zi, duke e prezantuar si të veten” dhe, ma tej, në fjalatekst, nënvizojnë: “Serbia me rastin e prezantimit të kësaj trashëgimie traditën e këndimit me lahutë e konsideron të veten sikurse edhe çdo gjë që shkon me të, siç është veshja, domethëniet simbolike dhe burimore si dhe autentiteti i teksteve të këngëve të lahutës”.

E shihni se sa të vëmendshëm janë fqinjtë tanë, si në këtërast Mali i Zi, shtet ma i vogël në sipërfaqe e popullsi se sa Shqipëria, që kanë veç 12 vjet si janë shkëput nga Unioni Serbi-Mali i Zi, të cilët mbajnë qëndrim zyrtar publik ndërkombëtar edhe për një rast të tillë të përdorimit të lahutës e veshjes së tyre në një veprimtari zyrtare kulturore të Serbisë në Pekin. Gjithashtu, Mali i Zi është mjaft aktiv e në pararojë tërregjistrimit të Lahutës në UNESCO edhe si Trashëgimi Kulturore Jomateriale të Malit të Zi dhe të Njerëzimit. Po, Ne – Shqipëria, çka po bajmë kështu? E kam lexue një deklaratë të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë pas rregjistrimit nga Serbia të Lahutës në UNESCO, teksa kjo ministri fliste për “Guslen Serbe” dhe pashë se Ministria e Shtetit tim e kishte humbur “busullen” e saj të qëndrimit ma të hapur e te prerë kombëtar shqiptar(!)

Pse, edhe Ne – Shqipëria, nuk mbajmë qëndrim si fqinjët tanë, si Mali i Zi, edhe për një rast si ky i Serbisë në Pekin?! Nuk na duhen kaq shumë kumbari të vjetra e të reja me Serbinë zonja ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro, kur bahet fjalë dhe për keqpërdorimin e pronësimin nga Serbia të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë, të Shqiptarëve, si në rastin e Lahutës të Eposit të Kreshnikëve, kësaj pasurie e krenarie panshqiptare.