Përbërësit:
1 kg mish qengji ose viçi
2 tufa qepë
1 tufë majdanoz
10 kokrra kumbulla
vaj
1 lugë miell
spec i kuq
Përgatitja:
E vëmë mishin (pasi ta kemi pastruar dhe prerë në copa të vogla) vendoset në tigan të skuqet me qepën, të cilën më parë e kemi pastruar dhe e kemi grirë në copa të vogla.
Pasi të jenë skuqur i hedhim pak spec të kuq dhe kripë. I përzijemë mirë dhe i shtojmë ujë që të ziejnë.
Pasi mishi të jetë zier në një tigan me vaj skuqim 1 lugë miell dhe ia hedhim tenxheres me mish që është akoma në zjarr. Pastaj i shtojmë dhe kumbullat e lara dhe i lemë akoma të ziejnë derisa uji të shterohet.
Këtë gjellë mund ta gatuajmë edhe duke i shtuar pak kopër bashkë me kumbullat.