Facebook thotë se ka zbuluar një virus që mund të kenë ndikuar në deri 6.8 milion njerëz që përdorën “Facebook login” duke i dhënë leje për aplikacionet e palëve të treta për të hyrë në brendësi të fotove.
Kompania tha në një blog se problemi është fiksuar, por që mund të ketë ndikuar deri në 1.500 aplikacione të ndërtuara nga 876 zhvillues.
Facebook tha se disa aplikacione të palëve të treta mund të kenë fituar akses në fotot më të gjera se zakonisht për 12 ditë në mes të 13 shtatorit deri më 25 shtator.
Ky virus është i fundit në një varg problemesh të privatësisë që gjigandi i teknologjisë zbuloi këtë vit, duke përfshirë skandalin masiv të të dhënave të Cambridge Analytica në prill dhe një shkelje të të dhënave prej gati 30 milion llogarive në tetor.
Aksionet e Facebook u ulën 1.3 për qind në 143.07 dollarë në tregtimin e hershëm të premten e 14 dhjetorit.