Ballina Kulinari Receta e ditës/ Byreçka të mbushura me sallam

Receta e ditës/ Byreçka të mbushura me sallam

Përbërësit:

125gr salcë kosi

4 lugë gjelle vaj

4 lugë gjelle qumësht

1 vezë

250 gr miell

1 e bardhë veze

 

Për mbushjen:

100 gr sallam

100 gr djath i bardhë

10 kokrra ullinj

majdanoz

kripë, piper

3 kastraveca turshi

 

Përgatitja:

Përgatitni brumin me përbërësit e dhënë. Hapni brumin në petë të holla sa të priten 16 drejtkëndësha me përmasa 16X20cm. Këto copa lyejini me të bardhën e vezës. Grini hollë të gjithë përbërësit e dhënë për mbushjen dhe përzijini mirë.  Hidhni mbushjen në çdo drejtkëndësh, mbështillini, lyejini me qumësht dhe piqini në furrë.