Për tifozët nuk ka asnjë dyshim, ajo e Çmimit të Madh të Amerikës, zhvilluar në pistën e Austin, në Teksas, e cila u fitua nga piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen. Kjo garë ka marrë 30% të votave nga ana e fansave, që kanë përzgjedhur garën amerikane si më tërheqësen e këtij viti.
Kanë qenë 16 mijë fansa ata që kanë dhënë votën e tyre, duke preferuar garën ku triumfoi Kimi Raikkonen, një fitore speciale për të, që rikthehej te suksesi pas 5 vitesh, në sezonin e fundit me “kokëkuqen”. Në vendin e dytë u rendit gara e Azerbajxhanit, me 13% të votave e më pas ajo e Britanisë së Madhe, me 9% të votave. Më pas u klasifikuan garat e Gjermanisë e Austrisë, respektivisht me 8 dhe 6% të votusve.