Ballina Shëndet Dy gjëra që ndikojnë në shtimin e peshës. Cilat janë ato?

Dy gjëra që ndikojnë në shtimin e peshës. Cilat janë ato?

Si e filloni mëngjesin ka shumë rëndësi, shprehitë e krijuara mund të ju ndikojnë në aspektin afatgjatë.

Më poshtë iu sjellim dy gjëra që nëse i bëni në mëngjes, mund të ndikojnë në shtimin e peshës trupore:

Mungesa e ujit

Në fakt është një nga zakonet më të zakonshme por edhe ndër më të dëmshmit. Gjatë natës në gjumë, trupi përdor lëngjet për të vijuar proceset e tij. Kjo është arsyeja që në mëngjes kur zgjohemi kemi një farë dehidratimi. Konsumi i ujit në orët e para të ditës, apo më mirë akoma sapo zgjohesh nga gjumi, ndihmon në hidratimin e trupit dhe në funksionin e tij gjatë ditës. Përfitimet do të jenë më të mëdha nëse shtoni pak lëngë limoni apo erëza pastruese.

Stresi

Në orët e para të ditës së punës është normale të ndjeheni pak nën presion, duke menduar aktivitetin që kemi gjatë gjithë ditës. Kur jeni nën stres, trupi liron sasi të madhe kortizoli, një lloj hormoni që vepron me gjendjen shpirtërore por edhe në metabolizëm. Për rrjedhojë, hormoni është i lidhur me tendencën e madhe të mbledhjes së yndyrave në zonën e barkut.