Ballina Aktualitet Mbi lёvizjen studentore nё Shqipёri

Mbi lёvizjen studentore nё Shqipёri

Nga dr. Islam LAUKA

Nё pёrfundim tё ligjёratёs sё djeshme nё UBT, njё student kёrkoi tё dijё mendimin tim rreth lёvizjes studentore nё Shqipёri.

Mё poshtё, shkurtimisht, mendimi im pёr kёtё ҁёshtje:

1. Lёvizja studentore nё Shqipёri ёshtё e drejtё. Nё njё vend, ku nuk mund tё shkollohesh pёr shkak tё tarifave tё larta; nё njё vend, ku nuk mund tё punёsohesh pa ryshfet, pёr shkak tё korrupsionit tё shfrenuar; nё njё vend, ku nuk mund tё jetohet, ngritja nё protestё ёshtё shenjё qytetarie, qё dёshmon se, jo tё gjithё, janё pajtuar me tё keqen dhe se ende ka shpresё pёr njё tё nesёrme mё tё mirё.

2. Duke qenё e drejtё, lёvizja e studentёve duhet mbёshtetur, pa rezervё, nga gjithё shoqёria, nё radhё tё parё, nga kolegёt e tyre nё Shqipёri, por edhe nga ata nё Prishtinё dhe nё Tetovё, ku problemet e korrupsionit, tё ndёrhyrjeve politike, etj janё shqetёsuese.

3. Dakord me qёndrimin e lёvizjes pёr tё mbajtur larg vetes politikёn aktuale, krejtёsisht tё diskredituar, por studentёt duhet tё jenё tё vetёdijshёm se pa mendim dhe veprim politik nuk mund tё ketё transformim tё shoqёrisё. Ёndёrra e studentёve tё dhjetorit tё parё, 1990, pёr ta bёrё Shqipёrinё si gjithё Europa, mbeti pёrgjysёm. Atё mund ta realizojnё studentёt e dhjetorit tё dytё, 2018, me kusht qё tё organizohen nё subjektin e tyre politik, me koncept dhe vizion tё ri, tё ndryshёm nga ai i kastave tё sotme politike.

Unё kam shumё besim dhe shumё shpresё tek lёvizja studentore.

_______

Dr. Islam LAUKA,  ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë.