Ballina Aktualitet Djali i Azem Hajdarit i bashkohet studentëve: Vij si shok!

Djali i Azem Hajdarit i bashkohet studentëve: Vij si shok!

Protestës së studentëve, i është bashkuar edhe djali i Azem Hajdarit. Në një prononcim për gazetarin, Erjon Skendaj, në një lidhje live me News 24, ai ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, teksa ka vënë në dukje se ai i është bashkuar atyre vetëm si student, jo si përfaqësues partiak.

“Ka ardhur momenti mes të qenit gozhda apo çekiçi, ne duhet te jemi çekiçi i ndërtimit të ardhmes tonë. Në kuptimin përplasemi me mish dhe me shpirt për të drejtat tona, njerëzit duhet të zgjedhin ose të shtypen.

Këto trima po tregojnë se vërtet do jenë çekiça të të ardhmes së tyre. Të gjithë këto të rinj që janë këtu do jenë në profesione që do të kenë ndikim në të ardhmen tonë, apo të fëmijëve.

Njerëzit nuk e kanë më vlerën PD apo PS. Babai im ka qenë student, unë vij si shok i këtyre të rinjve, që të jemi arkitekt i së ardhmes sonë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)