Ballina Ravijëzime Kur ke zemër të mirë, bekimin e prindërve, respektin dhe mendimin pozitiv...

Kur ke zemër të mirë, bekimin e prindërve, respektin dhe mendimin pozitiv për njerëzit që i takon, gjithmonë me vete do të kesh edhe bekimin e Zotit, dashurinë dhe respektin e njerëzve që i ke pranë…!

Nga Sanije Z. Shala

Herr: Helmut Plewka!Në 1 vjetorin e vdekjës tënde, Unë dhe familja ime të përkujtojmë me shumë nderë e respekt Prindorë, për kujdesin tënd, për këshillat dhe mësimet që na i jape, dhe të gjitha që i bëre për lumturinë tonë..! Në shënj respekti prindor për njeriun e mirë, njeriun e veqant e të jashtzakonshëm, intelektualin e lartë, plakun e urtë e të menqur Gjerman zotëri: Helmut Plewka i cili la gjurmë të përjetshme në shpirtin, zemrën dhe kujtimet e mija dhe të familjës time, por edhe gjurmë respekti e humanizmi në Dubovë të Madhe e Pejë – vendlindjen tonë të dashur. Ishte ditë e premte dhjetori e vitit 2011, dita e bardhë dhe e shënjët kur të takova për herë të parë. Kjo ditë e bekuar dhjetori begatoj jetën tënde herr Helmut Plewka, dhe ndryshoj e begatoj edhe jetën time dhe të familjes time njëkohësisht.

Edhe pse ditë dimri, kjo ditë i ngjante një dite të bukur pranverore me shumë diell e dritë këtu në Düsseldorf të Gjermanisë..! Derisa po punoja punën time të zakonshme në shtëpinë për perkujdesjen e pleqve dhe të moshuarve, nga kolgët e punës kuptova se qënka një plak në gjëndje të veshtirë emocionale, që kishte nevojë për ndihë dhe mbikqyerje sociale. Kështu që një ditë kur kisha përfunduar punët e zakonshme të shtëpisë dhe obligimet tjera familjare, vendosa të bëj një vizitë, për të ndihmuar njerzit tjerë në nevojë, pikërisht vensdosa ta vizitoj plakun e pa njohur, të lodhur e të vetmuar, që kishte nevojë për ndihmë dhe përkujdesje.

Në derën tënde qendronte i shkruar emri herr: Helmut Plewka, dhe unë ngadal trokita në deren tënde për të afruar ndihmën time dhe mbikqyrjen për ty..! Na duhej punë shtesë, ngase nevojat për para ishin të shumta, përveq familjës, bashkëshortit tim Edmondit, dhe fëmijëve tonë Ferdinandit e Leonit, që kisha me vete këtu në Düsseldorf të Gjermanisë..!

Në Dubovë – Kosovë ksha lën babin Zeqirin bashk me nëën time Hatmonen dhe familajrët të tjerë (vëllezrit e motrat) që ishin të varur nga ndihma dhe solidariteti ynë…! Posa hape derën dhe me lejove të futëm brenda në shtëpin tënde, në sytë e tu vrejta ftohësin e jetës së vetmuar dhe vrimën e zezë të depresionit psiqik në të cilën rrezikoheshe të futej thellë e më thell..! Me kujtohët mirë kur me pyete shkurt se a dija të hekurosë dhe të qepë pulla..? Ehhhh e kush nuk din të qepë e të harrnoj (mendova me vehte) nga ne shumica e vajzave dhe grave shqiptare, ngase kushtet e veshtira të jetës dhe nevoja për ti ndihmuar prindërit e familjen na kishin rritur para kohe. Unë pa u hamendur u pergjigja me PO të sigurt, dhe sikur fitova sigurin tënde për tu bër antarë i ri i familjës tënde të humbur që nuk e kishe me..! Me pyete se nga vij..? Dhe me buzqeshje tu pergjegja, jam Shqiptare, vij nga Kosova, ahaaaa vini vendi i njerzve që e njohin gjakmarrjen me the…!

Po tu përgjegja duke qeshur … kështu ishte dikur KANUNI…por tani jemi më ndryshe, nëse nuk na lendojnë jemi shumë të mirë, kemi Besë dhe respekt të veqantë për miqët..! Dhe sikur buza të shkoj në të qeshur pas shumë muajsh…! Me vonë me tregove se ishe i vetmuar, nuk kishe as vajz e as djalë. Kur të vizitova për her të pare, kuptova se gruaja juaj e dashur met ë cilen kish jetuar gati 60 vite, të kishte vdekur 1 muaj më pare. Nga zemrimi, merzija dhe nga vetmija rrezikoheshe të futësh në vrimën e zezë, në depresion të thellë psiqik, ngase vullneti dhe shpresat për jetë të kishin humbur tërsisht..! Vertetë ishe shumë i lenduar në shpirtë dhe skajshmërisht i vetmuar, pasi që gruaja jote kishte ndrruar jetë, dhe nuk kishe fëmijë e as familjar tjerë që të pakten do ta hapnin derën ndonjëher..!

Gjatë kohës që punoja dhe përkujdesësha për ty në shtëpinë tënde, ishe kurreshtarë dhe me pyesje për shumqka, për familjen time këtu (bashkshortin tim Edmondin dhe fëmijët Ferdinandin e Leonin), për kushtet e jetesës dhe integrimin ne shoqërinë gjermane, por edhe për jetën në Kosovë, për luftën dhe pasluftën, për historinë dhe fatin e popullit tim për natyrën e bukur të Dubovës, për jetën dhe familjarët tonë atje. Sjellja, respekti dhe sinqeriteti e përkuujdesi im ndaj teje, sikur të ishe prind dhe familjar i yni, ndikoj që dashuria dhe vullneti për jetën të kthehet serish në syt dhe zemren tënde. Për mua SANIJEN dhe bashkshortin tim Edmondin u bëre si baba i dytë, për fëmijët tonë Ferdinandin e Leonin u bëre gjysh i mirë, dhe jeta filloj të ndryshoj duke u pasuruar edhe me më shum harmoni e respekt të ndersjellë…! Na the gjithmon se ne ishim shpresa e jote për jetë, dhe ashtu u bë..!

Të pranuam si prindin tone, dhe u munduam të kujdesemi ndaj teje me shumë respect dhe dashamirësi, dhe nuk gabuam, ngase edhe Zoti i do e i shpërblen të mirët e të sinqertët. Bashkë me neve dhe fëmijët tone ndave gëzimet familajre, festat e ditlindjeve tona i festuam bashk duke fikur qirinjët mbi torte Urimet e ditlindjeve i kënduar edhe në shqip por edhe në gjermnisht..! Të jesh i huaj dhe largë atëdheut tend është shumë e veshtirë na thoje q´doher..! Me ty bashk mesuam shumë për gjuhën, edukatën dhe kulturën gjermane, ngase ishe intelektual i kalibrit të lart: Docent në Universitet këtu në Düsseldorf dhe në Berlin, por edhe finasier i zgjuar e me kulturë të gjër.

Për kohën që u bërë antarë i familjës tonë dhe ndamë bashk kafshatën e bukës, shijove aromën e Bukës se gatuar shqiptare dhe përjetove mikpritjen e vertëtë shqiptare, se bashku me ngrohtësin e Humanizmit tone të trasheguar nga Nënë Tereza! Këte ngrohtësi njerzore – familjare dhe respektin që e patëm për ty na e shpërbleve me mirësit më të mira të mundshme, që vetem zoti dhe Ti munde ta bësh. Me parat tua te fituara me dije e punë të ndershme profesionale, na e bleve shtëpinë këtu në Neuss, ku bashk me neve banove 1 vit të tër..! Dubovën tone të bukur e pasurove dhe e zbukurove edhe me një shtëpi modern e të bukur e cila e hijeshoj edhe më shumë fshatin tone të bukur buzë Drinit të Bardhë. Na ndihmove të blejmë edhe banesën në Pejë..!

Doje që respektin dhe ngrotësin familjare që ta afruam Unë dhe Edmondi dhe fëmijët tone Ferdinandi e Leoni, ty herr: Helmut Plewka, të na e ktheje me Lumturi dhe dashuri prindore, duke na i plotsuar ëndrrat tona të jetës, për qka ne të jemi mirnjohës deri në frymën e fundit të jetës tone..! Një ditë para se ikëshe nga kjo botë, pate deshirë që Edmondi të ju shkurtoj flokët e thinjura, të ju pastroj dhe të ju rruaj fryrën tuaj të zbehët, dhe ai këtë e bëri me shumë respekt e dashamirësi..! Dita e 24 Janarit 2016, kur ti engjulli ynë, herr Helmut Plewka përjetsisht mbylle sytë dhe ike nga kjo botë, do të jet ditë e zezë njësoj si dita e dhëmbjes kur unë humba babain tim biologjik Zeqirin…!

Unë dhe familja jemi të lumtur që patëm fatin dhe mundësin të ju njohim, të ju kthejmë shpresat e jetës, të jetojm bashk me ndjenjat tuaja për 5 vite të tera, dhe jemi me shumë fat ngase gjith jetën do të jetojmë me emrin tend dhe hijen e bëmirsisë dhe humanitetit tend njerzorë. Ju shpirtiëmiri herr Helmut, keni lën gjurmët tuaja të thella emocionale dhe material edhe në shpirtin tone si njerz, që na pranove si të ishim fëmijët tuaj, e që edhe ne të pranuam si babain tone, por keni lën gjurmët e emrit dhe të humanizmit tuaj edhe në Dubovë e Pejë, në rrethojën e shtëpisë dhe në gurët e oborrit tonë, në murët dhe oxhakun e shtëpisë, në derën e hyrjes ku presim e përcjellim familjarët e miqët ton të dashur. Në drunjët dhe pemët që kemi mbjellur në oborrin e shtëpisë që ju na ndertuat, gjithmon do të na shoqëroj hija e respektit dhe humanizmi ytë i pa vdekshëm..!

PREHU I QETË NË PARAJSËN E BOTËS SË AMSHUESHME herr Helmut Plewka; ATY KU PREHET EDHE SHPIRTI I BABAIT TIM BIOLOGJIK ZEQIRIT ADEMIT. GJITHMONË DO TË PËRKUJTOJMË ME RESPEKT TË VEQANTË, NJËSOJ SIKURSE PRINDËT TONË.. S A N I J A & Edmondi, Ferdinandi dhe Leoni