Nga Ismet Kryeziu
Familja Rugova
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Fana Rugovës, bashkëshortes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova t’i ndahet pagë mujore.
Kabineti qeveritar mori vendim që për Fana Rugovën të ndajë një mijë euro neto pagë në muaj, veturë dhe shofer.
“Te jesh grua e Ibrahim Rugovës nuk ka qene vetëm privilegj, unë konsideroj përkundrazi ka qene sakrifice dhe mund ne shume sfera te jetës. Vendimi i fundit qe te kete nje rroge personale mujore, me shume se veprim ekonomik është respekt e kulturë shtetërore për një grua fisnike, siç është z. Fana Rugova”, ka shkruar në Facebook, z.Ismet Kryeziu – drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).