Ballina Rajoni Kosova merr zyrat e doganës në Durrës, funksionale nga 1 janari 2019…

Kosova merr zyrat e doganës në Durrës, funksionale nga 1 janari 2019…

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në kuadër të bashkëpunimit mes dy qeverive, me datë 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës janë takuar Drejtori i Përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha, me Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë Belinda Ikonomi.

Gjatë këtij takimi së bashku me grupet e punës nga të dyja Admnistratave është diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës Doganore të Republikës së Kosovës në portin e Durrësit” njofton zyra e shtypit e Drejtorisë së Doganave.

Krahas takimeve u bë vizita në portin e Durrësit me të cilën u ndanë edhe zyrat dhe ambientet e punës, për punonjësit e Doganës së Kosovës, që do të kryejnë procedurat doganore të tranzitit.

“Hapja e kësaj zyre do të lehtësojë tregtinë, lëvizjën e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve. Kjo pritet të reduktojë edhe kostot e bizneseve, si dhe do të ndihmojë që të rritet ekonomia e të dyja shteteve” vijon njoftimi. Procedurat në portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji Janar 2019.

SCAN