Nga Bardh M. Nengurra – Norvegji
Asht nji fjalë dukagjinase që thuhet ; … byr’ n`odë t`migjes.
Kryeministri i Dardanisë muskulozi i Gllogjanit Ramush Haradinaj ja ban shpesh njerzve “sajginë” me para të taksapaguesve të Dardanisë apo para të buxhetit të shtetit. Po harron ky i shkretë se ato para nuk i ka trashëgim nga baba Ilmi tash i ndjerë e as miras nga nana Rukë.
Mbramë kur ndëgjova në lajme në RTK se qeveria ka aprovue njizani që ti ndaj nji pagë mujore ish zonjës së parë të Dardanisë, zonjës Fanë Rugova që asht e veja e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova ndjeva indinjatë dhe neveri per të saten here me sjelljet gangsteriste të të parit të qeverisë së shtetit ku kam lindë e ku gjithmonë andërrojë të riatdhesohem ,por jan gjithmonë politikajt gangstera te Dardanisë që ma bajnë këthimin e pamundun sepse i frigohem ardhmënisë së fëmijve e nipave të mi në at vend ku ska ligj as rregull, ku ska siguri e as mirqenje.
Asht shumë e natyrshme dhe kjo praktikohet në secilin shtet normal që Presidentve pasi ata mbarojnë karieren e edhe pensionohen tu ndahet nji pagë e perjetshme me të cilen ata mund ta kalojnë jetën normal ashtu si të gjithë qytetarët e ati vendi. Asht poashtu e ligjëshme kudo nëper botë që edhe pas vdekjes së Presidentit bashkëshortja e ti e vejë të gezojë pension të bashkëshortit , por ai pension asht i reduktuem dhe asnjihere nuk mirret në sasinë qe ju ka dhanë Presidentit, por mirret ma pak.
Tash unë shprehu habinë time këtu. Presidenti Ibrahim Rugova iku në amshim në janar 2006. Edhe nji muej po bahen 13 vjet nga ikja e Ti në botën e amshueshme. Pse asnji qeveri deri sot nuk i ndau pagë apo pension si e ve e ish Presidentit zonjës Fanë Rugova ?! Pse tash kjo i kujtohet Ramush Haradinaj ? A ka diçka serioze dhe me respekt këtu ?
Nuk thotë kot populli; dardha ka bishtin mas. Ramush Haradinaj ka vite që i vardiset familjës së Ibrahim Rugovës. Ka vite që ai kur asht afër far kohe e zgjedhjeve rrah gjoksin si i vetmi mik i Ibrahim Rugovës dhe i familjës së Rugovës.
Tashma nuk asht sekret që deren e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, Ramushit ja hapi matrapazi faqezi Nexhat Daci. Po ky Daci bashk me kriminelin e paskrupullt Bujar Bukoshin ja kidnapuen në njifar mënyre djalin e Rugovës z. Ukë Rugova. Bukoshi me sejmenet e vetë Astrit Haraqija dhe Dardan Gashi e futen Ukë Rugovën në ujnat pise sipas shtypit , por unë them se ja montuen aferat per korrupsion e krim dhe , sikur kjo nuk ju mjaftojë ata ja kidnapuen edhe vajzen Teuten dhe tash me vite me këtë familje Ramush Haradinaj po luen si maca me miun.
Ramushi me sukses arriti ta bajë me familjen e Ibrahim Rugovës atë që menjihere pas luftës e pat ba Hashim Thaçi me familjen e Jasharajve. Mirpo Ramushi u tregue edhe ma dinak. Ky permes njerzve të vetë që i ceka ma naltë, pra permes Nexhat faqezi Dacit, Bujar kriminel Bukoshit dhe mafiozve Astrit Haraqija e Dardan Gashi ka arritë ta ketë në dorë familjen e Presidentit Ibrahim Rugova pasi permanent e kerrcnon atë familje me burgosjen e Ukës po që se nuk veprojnë si deshiron Ramushi.
Kjo tashma dihet. Nuk po tham diçka të re.
Ramush Haradinaj mjeshtrishtë po mundohet me mbajt gjallë partinë e vetë në Parlament. Ai per secilen votë asht në gjendje me ba të pamunduren. Nuk zgjedh mjeta as metoda. Unë mendojë se edhe vendimi per t`ja nda zonjës Fanë Rugova nji pagë mujore prej 1000 eurove plus makinë dhe shofer personal asht nji perfiditet i radhes i Ramushit. Ai padyshim me këtë veprim do e fiton simpatin e shumë naivëve që jan votues tradiciona të LDK-së dhe që jan emocionalisht të lidhun me Familjen e Presidentit Ibrahim Rugova . Ramushi llogaritë që nji pjesë të ketyne njerzve ti baj votues per veti. Jo pa qellim Ramushi dhe bashkveprimtaret e ti ma të afërt sa munden luftojnë liderin e LDK-së Akademikun Isa Mustafa dhe me sulme qoftë në publikë e shtyp, qoftë në foltore të Parlamentit AAK e Ramushit asht anmikja ma e paskrupullt e LDK-së ndër të gjitha partitë tjera të vendit.
Tash me ndamjen e pagës mujore per Fanë Rugovën , Ramushi tenton me arritë simpati te populli si mik i familjës së Presidentit Ibrahim Rugova e poashtu llogaritë ma së shumti se masat e popullit simpatizant e votues të të gjitha partive do irritohen deri në skajshmëri dhe do e sulmojnë e shajnë Familjen e Ibrahim Rugovës.
Andaj unë permes këti shkrimi ketu apelojë të të gjithë adhuruesit dhe perkrahësit e Familjes së Ibrahim Rugovës, që të senzibilizohen dhe ta këshillojnë zonjën Fanë Rugova që ajo asesi mos ta pranon këtë privilegj perfid që ja ndau Ramush Haradinaj. I baj thirrje zonjës Fanë Rugova që ta refuzojë pagën dhe ta vazhdojë jetën me hallet që i ka e mos ta lejoj veten e as femijet e nipa e mbesa të bahen peng e mafiozve të pushtetit dhe perjetësishtë të jetojnë me shantazhe e kerrcnime prej tyne. Duhet ta ngritesh zanin edhe Ti zonja Fanë ashtu si e pat ngritë Rifat Jasharaj dhe ua ndalojë shkumjen në familjen e tyne Hashim Thaçit e disa banditve tjerë. Edhe ti zonjë si kreu i familjës që je duhet me ua ndalue shkumje ardhjet në shtëpinë tande banditve si Astrit Haraqija, Dardan Gashi, Bujar Bukoshi , e Nexhat Daci,
Nuk ke pse frigohesh. Po të kerrcnoj dikush denoncoje menjihere. Thirë Ambasaden Amerikane në raste të tilla. Ta dishë se po veprove prerazi dhe shkëputë lidhjet me bandit të pushtetit ti dhe familja e jote do e riktheni respektin e popullit dhe edhe do baheni shembull i familjës Atdhetare. Tash per tash në popull keni fare pak respekt dhe llogariteni si familje mafioze dhe si perkrahëse e pushtetarve, njerzve që deri dje e luftuen tmerrshem Kryefamiljarin e juej Dr. Ibrahim Rugovën.
Mos e prano pagen Zonja Fanë Rugova. Shpetoje familjen tande e edhe Dardaninë që na la amanet njeriu i jetës tande Shejti i Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova.
Ti zonja Fanë e ke pensionin tand të moshes ( pleqnisë ) rejat kan bizneset e tyne dhe edhe Mendimi ka punën dhe keni mjete të mjaftueshme per ta jetue jetën me modesti e qetë pa bujë e pa telashe. Krejt çka ta kan borq qeveritë e vendit asht pensioni e vejushkes që ligjerishtë të ka takue dhe ate kerkoje dhe duhet me ta pague retroaktivisht prej ditës që na la Presidenti Rugova. Tjera para mos prano.
Te dalin dardhë me bisht ato ma vonë dhe pasojat do i bartin pasardhesit e tu.Sarpsborg, Norvegji

-Per Limit al , nga Norvegjia, 8 dhjetor 2018-