Ballina Aktualitet Gjeloshaj: Sjelljet e policisë, anticivilizuese dhe antikulturore

Gjeloshaj: Sjelljet e policisë, anticivilizuese dhe antikulturore

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, i quajti anticivilizuese dhe antikulturore sjelljet e disa pjestarëve të policisë dhe gjykatave , të cilët dënojnë shqiptarët për shfaqjen e simboleve kombëtare. Ai u bëri thirrje qytetarëve të dënuar ti drejtohen Alternativës Shqiptare, e cila është e gatshme të mbulojë shpenzimet, deri sa të gjendet zgjidhja e problemit.

Gjeloshaj ftoi kryetarin e Kuvendit , Ivan Brajoviq, që sa më parë të vendos në procedurë ligjin për simbolet kombëtare të cilin Qeveria e ka mirtuar që nga viti i kaluar, së bashku me propozimet për ndryshimin e ligjit për rendin dhe qetësinë publike të dorëzuar disa ditë më parë nga deputeti Genci Nimanbegu.