Në vitin 1971, në Hënë niset “Apollo 15” dhe në bordin e saj u vendosën 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar.
Tekniku i lartë i NASA-s në atë kohë ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari. Ai ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra.
Flamuri në fjalë, atë kohë me yllin e verdhë, ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij. Ai shoqërohet dhe me një certitikatë origjinaliteti. Sot flamuri është në duart e sigurta të koleksionistëve.