Ballina Aktualitet Tensione të mëdha mes shteteve – për një fjalë!

Tensione të mëdha mes shteteve – për një fjalë!

Nga Robert Schwartz

Në Rumani një raport i Agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) ka trazuar shpirtërat. Kjo ka të bëjë me përdorimin e termit “Anschluss” në lidhje me historinë rumune. Një analizë nga Robert Schwartz.

Një vështrim i shpejtë në Duden sjell shpejt sqarim se termi “Anschluss” ka mbi 20 interpretime. Edhe pse sot në vendet gjermanofolëse ky fjalor, me kuotat shoqëruese, i referohet pushtimit të Hitlerit nga Austria në vitin 1938, duket se kohë pas kohe në tekste ndërlidhet edhe me ngjarje të tjera historike. Dhe me një kuptim tjetër. Më 1 dhjetor, Rumania festoi 100-vjetorin e shtetit modern rumun. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore bashkimi i Transilvanisë në Mbretërinë rumune është vendosur dhe realizuar plotësisht. Kjo ishte arsyeja që Agjencia gjermane e lajmeve (DPA) të botonte një raport që filloi kështu: “Me disa parada ushtarake, Rumania kremtoi të shtunën 100-vjetorin e lidhjes së krahinës ish-hungareze të Transilvanisë”.

Notë proteste Rumanisë ndaj mediave gjermane

Mbretëria e Rumanisë në Luftën e Parë Botërore i takonte fuqive fitimtare të Antantës. Ëndrra e shumicës së popullsisë rumune në Transilvaninë e atëhershme hungareze ishte bashkimi me Rumaninë, gjë që u reflektua edhe në traktatet e tyre të paqes. U formua Rumania e madhe duke përfshirë edhe Transilvaninë, një pjesë e Banatit dhe pjesë të tjera të ish-Perandorisë Austro-Hungareze. Në raportin e DPA me rastin e 100-vjetorit të Rumanisë, është përmendur disa herë shprehja “Bashkim” në kontekstin e atëherëshëm të rrethanave historike. Raporti është marrë nga disa media gjermanofolëse, ndër to edhe televizioni i dytë gjeraman, ZDF. Arsye e mjaftueshme për të nxitur zyrtarët rumunë për të bërë një notë proteste. Në një letër të ambasadorit rumun në Berlin, derguar shefit të DPA, thuhet se është bërë një gabim i madh, i cili duhet të korrigjohet. Gjithashtu edhe Ministria rumune e Punëve të Jashtme kërkoi korrigjimin e menjëhershëm të artikullit “tendencioz”. Përfaqësuesit e mediave nacional-populiste në Rumani, bënë krahasime të ashpra. Ato flisnin për pakënaqësi serioze diplomatike midis Bukureshtit dhe Berlinit dhe e nxitën presidentin rumun me prejardhje gjermane Klaus Iohannis, që të mos i “shërbejë” më gjatë kancelares Angela Merkel, por ta kërkojë përgjegjësinë e saj.

“Aneksim” apo “Integrim”

Në një deklaratë në Facebook, ambasada gjermane është distancuar nga formulimi i Agjencisë Gjermane të Shtypit. Aty do të përkujtohen bashkimi politik i disa rajoneve, përfshirë Transilvaninë, me Mbretërinë Rumune. Raportet që bien në kundërshtim me kuptimin e këtij akti historik ose mund të çojnë në keqinterpretime, nuk korrespondojnë me pikëpamjen e Qeverisë Federale, thuhet në deklaratë. Prandaj, është kërkuar nga DPA dhe ZDF, që të korigjojnë pjesët ofenduese. Ajo çfarë televizioni publik ZDF me 4 dhjetor po ashtu ka bërë, është zëvendësimi i fjalëve “aneksim” dhe “bashkim” (në gjermanisht Anschluss). Njëri term është thjesht gabim historik dhe ligjor në kontekstin e vitit 1918. Edhe në DPA ëshë bërë një korrigjim. Termi i ri tani quhet “Përkatësi” (Zugerhörigkeit). Një përkatësi njëqindvjeçare e Transilvanisë në Rumani? Por edhe ky “përmirësim” mund të kritikohet. Jo vetëm në protokronizmin rumun nën diktatorin komunist Ceausescu flitet për përkatësinë e vjetër të këtij rajoni dhe lidhjet e tij në forma të ndryshme me adminsitratën rumune. Nga kjo vjen edhe pikëpamja zyrtare për “ribashkimin” e Transilvanisë me Rumaninë 100 vjet më parë.

Një rikthim tek urtësia e “Fritzit të Vjetër” (mbreti prusian në shekullin e 18) me siguri që nuk do të kishte qenë i gabuar – duhet të jemi më të relaksuar, sepse reagimet kanë qenë tepër të ekzagjeruara. Por: Historia shfletohet gjithmonë me gjithë zemër. Marrëdhënia hungarezo-rumune është, ashtu siç është përshkruar në raportin e DPA, edhe sot ende e mbizotëruar nga tensione dhe frika. Për shembull, qeveria djathtiste hungareze, ua ndaloi diplomatëve të saj pjesëmarrjen në festimet kombëtare të Rumanisë më 1 dhjetor. Edhe përfaqësuesit e pakicës hungareze në Rumani iu bashkuan këtij urdhëri nga Budapesti.

Formulimi në Gazetën Zyrtare Rumune të vitit 1918

Nga ana tjetër, shumë rumunë kanë frikë se pakica hungareze në Transilvani, nuk ka asnjë qëlim tjetër përpos shkëputjes nga Rumania dhe bashkimit me Hungarinë. Ai që e përkthen termin “Anschluss” në kontekstin historik të bashkimit të vitit 1918, ndërsa aëtarësimin e sotëm të Hungarisë dhe Rumanisë në BE e quan “Annexion”, do ta ketë shumë vështirë të kalojë pa kritika për interpretim “tendencioz”. Ligji për Bashkim, i botuar njëqind vjet më parë në Fletoren Zyrtare të Rumanisë, flet në titullin “alipire”, për “Baskangjitje”, për një “Bashkim” të Transilvanisë në Mbretërinë Rumune. Nocioni “alipire” gjendet shpesh në raportet dhe shkrimet historike.

Një kulturë historike, e cila nuk merr parasysh ndjeshmërinë e individit, grupit apo shoqërisë, është gjithmonë problematike. Me siguri që raporti i kritikuar shumë, do të kishte kaluar më lehtë, sikur krahas termit “Anschluss” të përdorej të patkën një herë edhe “bashkim politik”. Por, ndikimi i nxituar politik gjatë raportimit të lirë dhe të saktë nga frika për një interpretim të mundshëm armiqësor ose madje keqdashës duhet të refuzohet në mënyrë të vendosur. Për reagimet e ekzagjeruara të politikës ndaj raporteve të mediave, mund të përdoret vetëm një sugjerim – keni gabuar adresën!