Ballina Kryesore Pacolli i përgjigjet Lavrovit: Serbia mbetet i vetmi kërcënim për Ballkanin

Pacolli i përgjigjet Lavrovit: Serbia mbetet i vetmi kërcënim për Ballkanin

Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov është gabim sa i përket deklaratës së tij për Ushtrinë e Kosovës.

Pacolli ka thënë se Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan. Këto komente Pacolli i bëri përmes një postimi në Twitter, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së Lavrovit, i cili kishte shkruar se Kosova mbetet burimi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale dhe se po bënë provokime të ndryshme.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Lavrov është gabim. Serbia mbetet i vetmi kërcënim për paqen në Ballkan dhe i vetmi burim i paqëndrueshmërisë. Kosova është bashkuar me kombet paqeruajtëse në botë. Askush nuk duhet të frikësohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës, ata do t’i shërbejnë paqes dhe kanë vetëm mision mbrojtës”, ka shkruar Pacolli.