Kushtim Njeriut të Mirë, Muhamet Malo – “Nderi i Kombit”.
Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë
1.
Sot: 7 mars 2017.
Lamtumirë… me duartrokitje
Për një burrë të mirë,
Yllson në rritje…
Sot, po qan Qielli me lotë
Toka po ndjen ftohtë, ftohtë.
Bubullin e shkreptin dhimbja ndër né,
Dhimbja na goditi si rrufe.
Nganjëherë Zoti ban të tilla padrejtësi:
Të mori shpejt e herët, Ty, o i miri Njeri…!
Ike Muhamet Malo, o burrë i rrallë!
2.
Emri yt i lindjes: Muhamet.
Jeta e vepra jote, si Profet.
I kam 7 mijë fjalë të bardha, të blerta, të kaltra
ende të pathëna për Ty.
O Muhamet Malo, o i miri njeri – me 7 mijë bamirësi…!
Ti, o Muhamet Malo, ende i ke 7 mijë të qeshura
me ua shpërnda mëngjeseve, njerëzve.
Ti, o Muhamet Malo, ende i ke 7 mijë ëndrra,
7 mijë realitete,
7 mijë punë të mira,
në ecjen tande mes nesh,
në udhët me suksese jete.
3.
Ty, o Muhamet Malo, ende të rrahin 7 zemra.
Si në këngë…
Si në legjenda.
Një të rreh përjetë në gjoks…
Një të rreh për gjakun e pragun tand genetik.
Një – atje, lart në Qiell.
Një – aty, në Fjalën, Shpirtin, në Udhën e Mirë.
Një- këtu, mbi Tokë.
Një – gjithkund, për miq e shokë…
Një tjetër zemër, Ty, të udhëton,
Përgjithmonë, si elektron,
Ku koha ndjen dhimbje,
Ku njerëzit kanë nevojë…
Në Tiranë, Ulqin, Prishtinë, Dajt, Kolonjë…
4,
Në 7 germat e emrit tënd të mirë.
Tek kjo pasuri e jote,
Tek ma e madhja pasuri.
Zemra jote rreh pa dritë-hije, pa atake,
Me dashuri, në përjetësi.
Zemra jote rreh me plot mirënjohje,
Në 7 mijë e në 70 mijë vetë…
Rreh në çdo 13 maj, në çdo 7 mars,
Në 7 ditë të javës,… në 7 mijë vjet.
Zemra jote sa një planet…!