Ballina Enciklopedi Robotëve që po ua ka frikën Gjermania, mund të shkaktojnë luftë botërore

Robotëve që po ua ka frikën Gjermania, mund të shkaktojnë luftë botërore

Ekzistojnë një lloj frike nga armët e ardhshme, siç janë robotë vrasës, raketat hapësinore dhe tanket autonome, që mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore nëse një racë e re armësh “sci-fi” nuk frenohet.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas paralajmëroi se armët e tilla futuriste së shpejti do të bëheshin një realitet vdekjeprurës dhe i kërkuan NATO-s që të shqyrtonte këtë problem, në mënyrë që rregullat e luftës të mbaheshin në një ritëm, transmeton lajmi.net.

NATO do të mblidhet për të diskutuar çarmatimin këtë javë, por Maas tha se bisedimet duhej të arrinin përtej Rusisë dhe të fillonin të merreshin me tërë planetit.

Armët e gjeneratës së ardhshme përfshijnë Rusinë dhe Britaninë që kohët e fundit zbuluan aeroplanët luftarak supersonik të përmirësuar me Inteligjencë Artificiale, armë bërthamore të zgjuara dhe tanke autonome.

Tani NATO duhet të kalojë bisedën përtej armëve bërthamore dhe ta fokusojë atë në teknologjitë e hapësirës dhe të inteligjencës artificiale, tha Maas.

Ka shumë që kanë shprehur shqetësime për një Luftë të Tretë Botërore me NATO-n, Rusinë dhe Kinën, të cilat së fundmi kanë bërë lojëra masive të luftës, në përgatitje për konflikte të armatosura në të ardhmen.