E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

GAZETA “TROPOJA” E DHJETORIT 2018

Gazeta “Tropoja”, gazetë lokale e  rajonale, e përmuajshme, i njofton lexuesit e saj se doli në qarkullim numri 4 i Dhjetorit 2018, e cila do të shpërndahet në Tropojë e Kukës, në Tiranë e Kamëz, në Shkodër, Lezhë e Durrës, në …të gjithë Shqipërinë dhe në Gjakovë, Prishtinë, Pejë, Deçan e Prizren të Kosovës.

Gazeta “Tropoja” është gazetë lokale e Tropojës dhe rajonale për Qarkun e Kukësit, për Rajonin e Gjakovës e të Pejës, për Malësitë e Veriut Shqiptar.

Në numrin e saj të rradhës, të Dhjetorit 2018, ka shkrime nga personalitete të njohura si Faik Konica– ambasador, shkrimtar, publicist, studiues; akademik profesor Stefanaq Pollo; prof. dr. Teuta Arifi – kryetare e komunës së Tetovës në Maqedoni, prof. dr. Lush Susaj – pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Nikaj-Mërturit; prof. asoc. dr. Murat Gecaj; dr. Gjon Buçaj – ish kryetar i Federatës PanShqiptare “Vatra”; nga Besnik Mustafaj – ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë, poet, shkrimtar, analist; nga Mehmet Elezi – ish ambasador në Zvicër, poet, shkrimtar, publicist, studiues; Mal Berisha – ish ambasador i Shqipërisë në Londër, studiues; Ibrahim Hamza Mustafaj – një nga kuadrot e lartë në Hidrocentralin e Fierzës dhe autor i disa librave; Zeqir Lushaj – gazetar e veprimtar i njohur; Abedin Oruçi – kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit; Dalip Greca – editor i gazetës “Dielli” në Amerikë; Ilir Kadia – ish gazetar i BBC; av. Rasim Hasanaj – ish kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve e këshilltar për Diasporen i Kryetarit të PDSH, vllai i Azem Hajdarit; etj.

Gjithashtu ka shkrime nga autorë tropojas të njohur si Pjetër Meta Përpali, Ibrahim Kadri Malaj, Ismet Balaj, Vera Malsia Lushaj, Qazim Selimaj, Ibrahim Hajdarmataj, Gjon Markoka, Xhane Sherif Imeraj e të tjerë dhe krijime poetike nga Zog Sokol Hysenaj, Shkëlzen Zalli, Jahja Lluka, Elida Rusta, Alfons Zeneli, Migena Arllati e të tjerë.

Ju bajmë me dije tituj, tematika e autorë të shkrimeve të ndryshme të botuara në gazetën e”Tropoja”, në të katërtin numër të saj, në Dhjetor 2018:

Faqe 2

1.- “Tropoja” – gazeta jonë e përbashkët

2.- Pse tropojanët vet-ndërtojnë dhe kërkojnë auto-rrugë të asfaltuara e autostrada…? (Tropoja: Transporti Rrugor, Hekurudhor, Liqenor e Ajror. Tropojanët kanë udhëtue në linja ajrore).

3.- T’i mbrojmë e zhvillojmë dy dhuratat e Zotit: Valbonën e Bjeshkët e Tropojës (ilustrim me dy pllakate).

Faqe 3:

1.-Kur do të rihapet në Kukës Fakulteti Ekonomik…?! (Abedin Oruçi – kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit dhe Shoqata BpB në Kukës)

2.- Tituj nderi nga Qarku i Kukësit.

3.- Njësitë Administrative të Bashkisë së Kukësit.

Faqe 4

1.- Bajrakët dhe bajraktarët në Malësinë e Gjakovës (Nga Ibrahim Kadri Malaj)

Faqe 5

1.- Vëllezërit Bytyçi në Amerikë, krenari shqiptare e vendlindjes së tyre, Tropojës (Intervistë me veprimtarin kombëtar shqiptar në Amerikë, z. Sabit Bytyçi).

Faqe 6

1.- Organizata “Toka” për Alpet.

2.- 90 Vjetori i Konviktit “Kosova” në Krumë.

3.- Njësitë Administrative të Bashkisë së Hasit

4.- “69 gra”, pse ia vlen të lexohet libri i Arbër Ahmetaj (Nga Ilir Kadia – Tiranë)

Faqe 7

1.- Nga Tropoja filloi Kryengritja e Pavarësisë, 1912 (Nga akademik prof. Stefanaq Pollo).

2.- Bajram Curri,një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarësisë (Çfarë shkruante Faik Konica për Bajram Currin në vitin 1925) (Përgaditur nga Vera Malsia Lushaj – AQSH, Tiranë))

3.- Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Kukësit në vitin 1945 (Marrë nga gazeta “Zani i Dragobisë”).

4.- Ish presidenti i Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu “Qytetar Nderi” i Tropojës.

5.- 74 Vjetori i Brigadës XXV – S (Nga Ibrahim Hajdarmataj – Zogaj)

6.- Ka ndrrue jetë Sanie Hysen Neza-Berisha

Faqe 8

1.- Lekbibaj i Nikaj-Mërturit, formimi, historia e kultura (Nga Pjetër Meta Perpali).

2.- Dy lajmërime shkrimesh për nr. 5 të gazetës “Tropoja”.

Faqe 9

1.- Besnik Mustafaj me “Letrat e mia kredenciale” në Panairin e Librit në Tiranë. (M.Z./ E. Caushi/ ATSH)

2.- Libri “Të jesh shqiptar” (i Maqedonisë) i sociologes Fatjona Geci, një veçanti në botën e studimeve socio-politike. (Nga prof. dr. Teuta Arifi, Tetovë – Maqedoni).

Faqe 10

1.- Fierza e Dritës. (Studim nga Ibrahim Hamza Mustafaj nga Bytyçi i Tropojës në 40 vjetorin e vënies në shfrytëzim të Hidrocentralit të Fierzës)

Faqe 11

1.- Statistikë… (pa Politikë).- (Fletë Ditari nga ndertimi i Hidrocentralit të Fierzës, të mbledhura nga kuadri inxhiniero-teknik i ndertimit të veprës së dritës) – (Nga Gjon Markokaj – Fshati Rajë, Fierzë)

2.- Abonohuni në gazetën “Tropoja”…

Faqe 12

1.- Binjakëzim mes bashkive të Kukësit dhe Lyndhurstǧit në shba -Nderon me praninë e tij dhe kongresmeni amerikan Bill Pascrell)

2.- Kongresmeni amerikan Eliot Engëll – kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan (mik i madh i Tropojës e i Kombit Shqiptar) dhe veprimtari kombëtar në Amerikë, Harry Bajraktari – Nderi i Kombit (i origjinës së hershme nga Geghyseni i Tropojës). /Foto-tekst/.

3.- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ilir Meta dhe drejtori i Euro-Azisë në “Zëri i Amerikës”, dr. Elez Biberaj, takohen përzemërsisht te Azem Hajdari, te Shtatorja në qytetin e tij të lindjes, në këtë ditë ceremoniale zyrtare të homazheve për Heroin e Demokracisë.(Tropojë, 13 tetor 2018). (Foto-teksti: RALI)

Faqe 13

1.- Skender Perpepa, shembulli i suksesit, njerëzillekut dhe shqiptarizmës (Nga prof. dr. Lush Susaj – Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Nikaj-Mërturit)

Faqe 14

1.- Naltësimi i Skënderbeut në Londër –(Nga fjala e ambasadorit Mal Berisha, mbajtur në “Ora e Madhe Letrare për Skënderbeun” në Tiranë, më 11 tetor 2018, organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve e Kritikëve Shqiptarë, me seli në Kosovë, me kryetar shkrimtarin e gazetarin e njohur Reshat Sahitaj).

Faqe 15

1.- Luzha dhe Luzhjanët gjatë shekujve (Nga Ismet Balaj).

Faqe 16

1.- Edicioni i 8- të i Manifestimit “Ora e Poezisë”- 2018, “Dedikuar Dashurisë” (Ky Manifestim letrar tradicional mbahet nga Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të Tropojës me pjesmarrje të 53 poetëve nga të gjitha trevat shqiptare)

2.- Na duhena bukur – Poezi nga Elida Rusta.

3.- E ti hesht – Poezi nga Alfons Zeneli.

4.- Unë, pianoja jote – Poezi nga Nga Migena Arllati – Gjakovë.

Faqe 17

1.- Konkursi Poetik Mbarëkombëtar kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut (Poeteka Mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi” organizatore e Konkursit PanShqiptar) (Nga poete e publiciste Xhane Sherif Imeraj e Bytyçit).

2.- Gryka e Valbonës – Poezi nga Shkëlzen Zalli.

3.- Një natë në Pejë. Poezi nga Jahja Lluka – Kosovë.

4.- Publikim për kompaninë “Builders Contractors Ltd” në Londer.

Faqe 18

1.- Luftërat e Valbonës – Studim nga Qazim Selimaj

2.- Qendra Tregtare “Metë Bajraktari” në Pejë iu uron Festat e Fundvitit.

Faqe 19

1.- Përkushtimi si ky i Mustafë Elezit i shtjen borxh shqiptarët –Fjala e dr. Gjon Buçaj ish-kryetar i Federatës PanShqiptare “Vatra”, mbajtur në përcjelljen mortore të Mustafë Elezit (Metaliaj), më 4 tetor 2018, në New York të Amerikës –

2.-Mustafë Elezi, nga Dragobia në SHBA, një jetë mes dy botëve. (Nga Dalip Greca – editor i “Diellit” në Amerikë).

3.- Përkujtimore për Can Hasanaj i fshatit Degë të Tropojës.

4.- Përkujtimore për Mahmud (Sejdi) Cakaj i Prizrenit.

Faqe 20

1.- Në Sofren e Artit (Krijimtari poetike nga Zog Sokol Hysenaj: Diçka nga Hyrja…/ Udha e Ansamblit / Dy fjalë për lahuten / Kangët me gisht në fyt / Hoj, Dado hoj…/ Në shtëpinë e Ag Rrustemit / Njëri nga ata, Haziri i Kepenekit / …E, për në fund, e lashë Alinë…(Mulaj)/ Mesazh për brezat që vijnë…/ (Faqja u përgadit nga Zeqir Lushaj ).

Faqe 21

1.- Sa djemë të mirë ka Tropoja ( Avni Ponari, Mal Berisha, Hysen Osmanaj, Hysni Demiraj, Gani Dizdari, Isuf Çelaj, Kolë Susaj, Vendim Demaj, Ken (Cen) Biberaj).

Faqe 22

1.- Shqiponja, me emrin modest, “Zoga” (Një mesazh miqësie, në vend të një reçense letrare). (Nga Zeqir Lushaj).

2.- Valltarja ”brilante” Xhevahire Gashi, laurate në festivale kombëtare e ndërkombëtare… Nga prof. asoc. dr. Murat Gecaj.

3.- Azem Sokoli kryefjalë e moto të jetës së tij i pati familjen, punën e vendlindjen (Fjalë Lamtumire e mbajtur nga Z. Rasim Hasanaj në varrimin e Azem Sokol HASANAJT në fshatin Degë të Tropojës, më 11 nëntor 2018).

Faqe 23

1.- Katër të Parët…(Sejdi Hysenaj, Zeqir Lushaj, Lekë Vatnikaj, Skender Din Madani).

2.- Libri, në duar ku dhemb…! (Nga Mehmet Elezi).

3.- Urime e mendime për gazetën “Tropoja” nga Sokol Kolgjini në Kukës, Avdyl Matoshi në Tiranë e Fran Ukcama në Fier.

Faqe 24

1.- Publikime: Urojnë Gëzuar Festat e Fundvitit 2019:  Kompania “Geci” e Hotel Tirana International me pronar të vetëm e Drejtor të Përgjithshëm, Ram Geci; Kompania lider e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria me drejtor të Përgjithshëm Avni Ponari;  Fabrika Alb-Kalustyan në Maminas me pronar Xhavit Hysenaj i Geghysenit të Tropojës; Kompleksi Turistik  Krist-Al i Familjes së Pjetër Meta Perpali.

2.- Besnik Mustafaj: Ftesë për lexuesit për abonime në gazetën “Tropoja” dhe urimi i tij për Festat e Fundvitit 2019!

3.-Drejtori, Bordi Drejtues, Kryeredaktori e redaksia, korespondentët e kordinatorët e gazetës lokale e rajonale “Tropoja” iu urojnë lexuesve: Gëzuar Krishtlindjet e Vitin e Ri 2019!

Ramiz LUSHAJ

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota