Walmart ka arritur të krijojë 360 robotë autonomë që kontrollohen nga inteligjenca artificiale të cilët shërbejnë për të pastruar dyshemenë e supermarketeve.
Robotët autonomë mund të pastrojnë vetë dyshemetë, edhe kur konsumatorët janë përreth, u shpreh një prej krijuesve të robotëve inteligjentë. Shitësi më i madh i botës Walmart, do të përdorë 360 robotë autonome që pastrojnë dyshemetë në disa nga dyqaneve të tij në SHBA deri në fund të janarit.
Pastruesit e dyshemesë të mbështetura nga BrainOS të Walmart fillimisht hartojnë të gjithë sipërfaqen dhe territorin që duhet pastruar dhe më pas me të shtypurën e një butoni ata kryejnë të gjithë proçesin e punës që më parë behej nga njerëzit. Roboti përdor sensorë të shumtë për të skanuar territorin përreth tij lidhur me njerëzit dhe pengesat që mund të hasen gjatë proçesit të pastrimit. “Ne jemi të kënaqur që të bashkohemi me Walmart për të rritur përvojën e konsumatorëve në vendet e tij të shitjes me pakicë”, thotë Dr. Eugene Izhikevich, CEO i Brain Corp.
“Teknologjia BrainOS lejon robotët të funksionojnë në mënyrë efektive dhe të sigurtë në mjedise komplekse dhe të mbushura me njerëz, në të gjithë aplikacionet. “Ne shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë së bashku me Walmart për të ndihmuar në ndërtimin e dyqaneve inteligjente dhe të lidhura”. Robotët tashmë pastrojnë dysheme në aeroporte në Seattle, San Diego, Boston dhe Miami, tha Izhikeviç. Platforma BrainOS Corp i Brain Corp tashmë automatizon më shumë se njëqind pastrues të flotës së Walmart në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Walmart gjithashtu po eksperimenton me automatizimin e skanimit të rafteve për sendet jashtë magazinës dhe zhvendosjen e produkteve nga magazina për dërgesat online të konsumatorëve. ‘BrainOS është një mjet i fuqishëm për të ndihmuar bashkëpunëtorët tanë të evitojnë detyrat e përsëritura në mënyrë që ata të mund të përqëndrohen në detyra të tjera të rëndësishme dhe të kalojnë më shumë kohë duke u shërbyer klientëve’, tha John Crecelius, zëvendëspresidenti i operacioneve qendrore të Walmart.