Ballina Aktualitet Ministria e Jashtme shqiptare reagon për vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Ministria e Jashtme shqiptare reagon për vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Nga Raimond Kola

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së një shtetasi shqiptar në ishullin grek të Korfuzit i cili u vra pak ditë më parë nga një shetas grek pas një konflikti verbal për motive etnike. Përmes një deklarate për shtyp Ministria shqiptare përshëndeti kapjen e autorit nga policia greke dhe bëri thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes.

Ambasada e Shqipërisë në Athinë tha se është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz.

Policia e Korfuzit tha se 63 vjeçar shqiptar u qëllua të dielën në mbrëmje për vdekje nga një shtetas grek i moshës 44 vjeç me një armë gjahu pa tytë. Sipas policisë greke trupi i viktimës u gjet në një kanal buzë rrugës pas denoncimeve në polici të familjes shqiptare. Sipas mjeteve greke të informimit që citojnë burime nga hetimet e policisë greke disa ditë para krimit vrasësi dhe viktima kishin pasur një konflikt verbal në kafenenë e fshatit për shkak të çështjes Kacifa. Në rrjetet sociale të të dy vendeve është rritur javët e fundit gjuha e urrejtjes me tone ekstremiste pas ngjarjeve të Bularatit.

Vrasja e Kostandinis Kacifas ne shkembim zjarri me forcat spciale RENEA shkaktoi tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa 53 ekstremistë u shpallën ‘non gratta’ mes tyre eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharus pas thirrjeve antishqiptare gjate ceremonise se varrimit te te riut.