Ballina Aktualitet Liberalizimi i vizave për Kosovën – Fajon: Po humbasim shumë kohë

Liberalizimi i vizave për Kosovën – Fajon: Po humbasim shumë kohë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon u shpreh në Bruksel, se: “pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave”.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon, të martën (4.12) u ndje e zhgënjyer lidhur me mungesën e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët dhe kërkoi nga institucionet kosovare që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më shumë direkt vendeve anëtare e jo direkt institucioneve të BE-së.

Ajo komentet i bëri në një panel të Konferencës BE-ja dhe Balkani Perëndimor të organizuar nga Think Tenku, Friends of Europe.

“Unë jam e hidhëruar dhe e zhgënjyer, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre”, tha Fajon.

“Ne si institucione të BE-së kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat, ato janë përmbushur dhe komisioni e ka pranuar këtë. Sa i përket institucioneve të BE-së Kosova e ka dritën e gjelbër tash kjo është në dorën e qeverive të BE-së”, shtoi Fajon.

Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën si dy vende kyçe, ku procesi i lberalizimit është bllokuar. Ajo tha se në emër të parlamentit së bashku me parlamentarin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tani në pyetje është kredibiliteti i institucioneve evropiane. Vendet anëtare duhet ta kuptojnë këtë”, theksoi ajo.

Ajo specifikoi se presidenca austriake nuk do ta ketë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave, përderisa këtë nuk pritet ta bëjë as presidenca rumune 2019-20. “Do të thotë jemi duke humbur shumë kohë”.

“Unë do ta ngre këtë çështje në Komisionin Evropian dhe tek qeveritë e vendeve anëtare. “Ata nuk kanë mundur ta realizojnë premtimin dhe do të bëjmë presion të vazhdueshëm”, theksoi Fajon.

Letra e hapur

Tanja Fajon dhe Eduard Kukan dhe 20 deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian i kanё dёrguar letёr tё hapur Kёshillit Evropian dhe presiencёs austriake, nga tё cilёt kёkrojnё trajtimin e çёshtjss sё liberalizimit tё vizave pёr qyetarёt e Koosvёs.“Kosova vazhdon tё mebetet i vetmi vend i Ballkanit Perendimor, qytetarёve të tё cilit u duhet viza pёr tё udhёtuar nё zonёn Schengen. Kjo ka krijuar një ndjenjë tё izolimit qё ndikon nё jetёn e pёrditshme tё kosvarёve. Ne tashmё jemi dёshmitarё tё krijimit tё njё gjenerate tё tёrё, tё shkёputur nga pjesa tjetёr e Evropёs sё bashkuar dhe tё zhvilluar”, thuhet në letrën e hapur

Kёshilli Evropian përbëhet nga Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare, të cilët duhet të pranojnë me shumicë votash liberalizimin e vizave. Sipas Fajon pengesë këtu është Gjermania dhe Franca.

Letrёn e hapur e kanё iniciuar europetutetёt Tanja Fajon dhe Eduard KUkan dhe e kanë nënshkruar edhe Andrej Kovaçev, Angelina Mlinar, Asim Ademov, Barbara Spineli, Brigit Sipel, Daniele Viotti, Dubravka Shuica, Eugen Freud, Heinz G. Beker, Igor Sholtes, Ilhan Kjuçuk, Ivo Vajgel, Jordi Sole Jozo Radosh, Knut Flekenshtajn, Lukas MandlMari Kristin Vergiat, Otmar Karas, Sofi in ’t veld, Tonino Picula.

Nisma vjen si rjedhojё e konfirmimit, se presidenca austriake nuk do ta pёrfshijё nё agjendё çёshtjen e vizave pёr kosovarёt nё takimin e BE-së më 6 dhjetor.