-Haiku nga poeti Tahir BEZHANI i GJAKOVËS-
Shkelzeni e Gjeravica
Buzëqeshin lartësive
Në mes ëndrra ime…
E ndiej ushtimën
Këndon gurëve Valbona
Etja kall mallin…
Syri i zverdhur i hënës
Një gërshet pas qafës
Zjarmia shetit hijet…
Zë urie larg
Pamje e mjerë afër
Durim i nxirë fytyrës…
Mos premto mirësi
Kur askush s’ta jep
Bindu në vetveten….
Shikon bukurinë gjatë
Të verbon si dielli
Pret prapë natën…
Retë e bardha vrapojnë
Kaltërsisë pafund
Imazh shpirti dehur..
Gështenjat në prush
Kërcasin papjekur
Digjen kujtime….
Lot gëzimi
Puthin sytë natën
Dita avulloi ëndrrën…
Mureve të shkëmbit
Valët e detit puthen
Koralet dëshmi…
Kur vadit lulen
Matja zjarrminë
Buzëqeshjes…
Kur ikën mjegulla
Shoh vetveten larg
Qartësia më mban zgjuar…
Gurgullimë e Valbonës
Kujtim dashurie
Etjen nuk më shoi…
Gënjeshtari krrokat
Servilet qeshin
Kohë absurde…
Dashuria vesë
Si hije shkon
Kohës shaluar……
Lumit
Turrin ia di zemra
Kur dashuron…
Në simbiozën me zjarrin
Zanat të zanojnë
Me floknajë…
Ylber vjeshte
Në ngjyra shkrihet dhimbja
E gjethes që bie…
Gjakovë, 8.12.2017
Mos puth buzë të pa etura
Nëse do simbiozën me zjarrin
Zanat të zanojnë me floknajë.
Shikoje Shkëlzenin edhe kur ka borë
Bukuria e bardhë ka vlerë
Kënaqësi e syve në bardhësi jete.
Në vjeshtë natyra ndryshon pamjen
Në ngjyra ylberi shkrihet dhimbja
Gjethet bien në tokë darvinçe..
Gjakovë, 28.11.2018