Ballina Aktualitet SALI BERISHA, ELEFANT I POLITIKËS SHQIPTARE

SALI BERISHA, ELEFANT I POLITIKËS SHQIPTARE

Thonë në legjenda galaktike se Toka mbahet nga katër elefantë e, po njikështu, po t’i mungonte Politikës Kombëtare Shqiptare të tre dekadave të fundit, “Elefanti” i saj, SALI BERISHA, atëherit, pa mëdyshje, do ta kishim ngrehinën e sotme politike pa një nga shtyllat e kulmet e saj…

Partia Republikane Amerikane prej vitit 1874 e ka simbol të saj Elefantin dhe Partia Demokratike e Shqipërisë në mbi nji çerek shekulli jetë e veprimtarim të saj e ka simbol të vetin Elefantin politik, SALI BERISHA.

Në mars 1994 isha në Parkun “Kruger” (me 28 mijë km2) në Afrikën e Jugut, kur po kalonte nji elefant i atyhit dhe ndaluam fugonin. Ne, të gjithë udhëtarët, pritëm të kalonte në atë rrugë të asfaltuar të makinës pasi nuk i dilej aq lehtë përballë atij dhe ma e vështira nuk mund’ t’ia ndaloje rrugëtimin. Elefanti ecte në rrugën e tij, në token e tij, në pyllin e tij, me trupin e madh, me kryet lart, me hapin e fuqishëm…

Ai, elefanti i politikës shqiptare të djehit e të sodit, po ecën, gjithnji po ecën, në kohëra e histori panshqiptare…Ai është SALI BERISHA.

Ramiz LUSHAJ