Përbërësit:
2 patate të mëdha
4 karrota
proshutë 100 gr
2 vezë
bukë të grirë
majdanoz, kripë, piper
Përgatitja:
Në një rend grini pa i zierë karrotat dhe patatet. Shtojuni kripë dhe piper dhe prisni proshutën në fije të holla, bashkojeni me to.
Në po të njëjtën enë shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë deri sa veza të shpërndahet në të gjithë masën.
Me një lugë, skuqni petullat ose piqini në furrë.