Serbia ka nisur t’i numërojë humbjet shkaku i taksës 100 për qind të Kosovës ndaj produkteve serbe. Dëmi deri tash ka shkuar në 50 milionë euro. Bizneset në Beograd po ankohen te Qeveria për dëmet ekonomike. Këto janë shenja se Serbia mund të ndërrojë qasje ndaj Kosovës, të cilën e ka luftuar në të gjitha format në arenën ndërkombëtare në 20 vitet e pasluftës
Një ditë pasi Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga ky vendim, bizneset në Serbi kanë nisur të ankohen duke thënë se për këto ditë kanë humbur jo më pak se 50 milionë euro.
Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq, cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës”
Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se me aplikimin e taksës prej 100 për qind importi nga Serbia “defakto është ndërprerë plotësisht” dhe kjo më së shumti do t’i godasë ndërmarrjet e vogla e të mesme’
Sipas tij, ministrisë të cilën ai e udhëheq çdo ditë i paraqiten biznesmenët, të cilët ankohen në taksën e Kosovës, por edhe pse Kosova insiston që në deklaratat e doganës duhet të shkruajë “Republika e Kosovës” në mënyrë që malli të hyjë atje.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka treguar se bizneset kanë nisur menjëherë hulumtimin e tregut në vendet e tjera të rajonit dhe po i zëvendësojnë këto dy shtete.
Por, problem ka treguar se është paraqitur vetëm me grurin dhe hekurin.
Ajo që po vërehet më së shumti deri me tash është se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre te Bosnjës ka kthyer vëmendjen e konsumatorit kosovar tek produktet vendore.
Kjo taksë ka nxitur edhe krijimin e platformave dhe iniciativave qytetare në promovimin e produkteve vendore të cilat deri më tani nuk kryesonin listën e shportës tone familjare.
Po ashtu, sipas disa të dhënave të publikuara, pas vendosjes së taksës ka filluar konsumimi shumë më i madh i produkteve vendore.
Vendimi për taksën nga Qeveria e Kosovës vjen pas fushatës së egër të Serbisë kundër Kosovës në politikën e jashtme.
Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka kërkuar reflektimin e institucioneve në Prishtinë si dhe heqjen e taksës./ INSAJDERI/