Të nderuar miq,
Gjatë vizitës që Kryediplomati i Shqipërisë, Z. Ditmir Bushati realizoi dje në Plavë, përveç tjerash me vete solli një dhuratë të veçantë për shqiptarët atje!
Portreti i Kryepersonalitetit më emblematik shqiptarë i të gjitha kohëtave, Gjergj Kastriot-Skënderbeut, ishte dhurata që Z.Bushati ia dorëzoi Z.Ibër Hotit, nënkryetarit i KKSH-së dhe Alternativës Shqiptare. Z.Hoti njëkohësisht është i vetmi këshilltarë në Kuvendin Komunal të Plavës.
Ky portret i mrrekullueshëm do të zbukuroi zyrat e KKSH-së në Plavë, pikërisht në 550 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë të pazavendësueshëm!
Nikë Gjeloshi