Ballina Ravijëzime Gryka e Valbonës

Gryka e Valbonës

Nga Shkëlzen ZALLI

Ka vite që shpirti është kec i kullotave të tua,
Lazdrani i grykave,
Rrëzuar me shirat e lumit.
Ka vite që burimet i mbledh pisha e mallit,
E boçet e stërkalave
Nxjerrin lahutën e blertë.

Gryka e Valbonës rri në çmendurinë e krahëve
Ku guri zogëzohet presave të qiellit.

O, më lini pak nën hijen e moçme të rrugës,
Lermëni,
Të gdhend vajzat në rrokullisjen e gurëve,
Lermëni të ndjek dasmat,
Kurrizit të ujvarës,
Më pas do të bëhem zog
Në prehërin e Ajkunës së muranës.