Rreth 700 adoleshentë ndërmjet moshës 10 dhe 19 vjeç preken në ditë nga AIDS. Në të gjithë botën tre milion fëmijë janë prekur nga virusi HIV-pozitiv. Të dhënat u bën publike në Ditën Botërore të AIDS, nga Unicef në raportin e fëmijëve, HIV dhe AIDS: bota në vitin 2030. Parashikimet e raportit janë të frikshme. Nga viti 2019 deri në vitin 2030, rreth 360,000 adoleshentë do të vdesin nga sëmundjet e lidhura me AIDS.
Thënë ndryshe 76 të rinj do të humbasin jetën çdo ditë, pa investime të mëtejshme në parandalimin, diagnozën dhe programet e trajtimit të HIV. Bazuar në parashikimet e popullsisë dhe sipas tendencave aktuale, numri i infeksioneve të reja të HIV midis fëmijëve dhe të rinjve midis 0 dhe 19 vjet në 2030 do të arrijë rreth 270,000 raste, me një rënie prej një të tretës në krahasim me vlerësimet aktuale. Situata e të prekurve nga virusi HIV paraqitet problematike edhe në vendin tonë.
Besohet se rreth 1400 persona jetojnë në Shqipëri me virusin HIV, pjesa më e madhe e të prekurve janë burra. 100 raste të reja raportohen nga institucionet e shëndetit për vitin 2017. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën prej sëmundjes ka rënë nga 23 më 2016 në 15 në vitin 2017. Shqipëria vazhdon të ketë probleme në mbulimin e trajtimit mjekësor të të prekurve.
Sipas të dhënave të organizatës UNAIDS, në Shqipëri vetëm 66 për qind e njerëzve të prekur nga HIV e dinë që janë të infektuar. 42 për qind e të prekurve marrin trajtim mjekësor ndërsa 14 për qind e të sëmurëve mbartin virusin ngjitës.