A e dini për çfarë shërben kopsa në pjesën e supeve në xhaketat dimërore?

Besoj e keni vënë re se në xhaketat ose xhupat tuaj, në pjesën e supeve ndodhet një kopsë. Pa e ditur funksionin e tyre ne kemi menduar se ajo është një detaj zbukurues pa asnjë funksion. Por me sa duket paskemi gabuar. Kjo kopsë është e vendosur për të fiksuar çantën. Në dimër teksa koha është e ftohtë, rripi i çantës bëhet i bezdisshëm dhe herë pas here duhet të përdorni duart për ta rregulluar. Duke marrë parasysh problemet e njerëzve dizejnatorët gjetën këtë si zgjidhjen më perfekte./revistawho.com