Ballina Kulturë Rrugëtimi i Njeriut

Rrugëtimi i Njeriut

Nga Artur SHEMAJ

Vjen i vetëm në këtë botë

Me vullnet të Providencës,

Bashkohet me të tjerë shokë

Pastaj nis luftën e jetës.

Dhe kur sheh se korri pak

Prej luftës së vet absurde,

Rruga I duket si lak

Flurudhe pushke…

 Që ia devijoi drejtimin

Në tabelë për të qëlluar,

E pamundur të gjejë  kthimin

Për të dytën here për të mos gabuar…

 

KËRKIMI

Burra të mos jenë me zë gruaje

Kërkoj.

Dhe gra pa zërin e burrit.

Dhe gjithnjë dështoj

Në uniseksin e përzjerë,

Në këtë kohë që vringëllon

Përmes ngatërresës pa u ndjerë…

 

BUÇJA E RAHIMIT

Si bushtra e Eseninit kishte lënë

Këlyshët e saj në korie,

Veç nuk e pashë të kuiste nën hënë

Dhimbjen tek terratiste syve.

Për të ndoshta këndoi poetirus,

Edhe pse nuk kuiste nën hënë,

Pa ditur teorinë e zotit Maltus

Duke ndjerë veç dhimbjen si nënë…

Hovte ajo nga zjarri i mëmësisë

Brinjët ia ndiznin lëkurën e regjur,

E dha pikën e fundit në sisë

Veç t`I kërkonte  diku tjetër i kish mbetur…

Dhe kur s`i pa i ulëriti nën hënë

Ashtu si bushtra e Eseninit,

Ndoshta pati shpresë t`i gjente, se ish nënë,

Ndaj britmat la për fund  me ulërima trishtimi….