Ballina Sport IFFHS shpall futbollistin më të mirë të vitit

IFFHS shpall futbollistin më të mirë të vitit

Në pritje për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll, Topin e Artë, për të cilin është favoriti kryesor, Luka Modric vlerësohet me një tjetër çmim të rëndësishëm.

Federata e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) e vendosi kapitenin e kombëtares kroate si më të mirin në vitin 2018.

Nënkampioni i botës me përfaqësuesen kroate ia doli të marrë më shumë pikë në vlerësimin e bërë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Messi dhe belgun Eden Hazard. Juria prej 90 ekspertësh nga e gjithë bota vendosi të lërë jashtë podiumit portugezin Cristiano Ronaldo.

Përsa i përket diskutimit për portierët, më i miri i globit u vlerësua Courtois me 181 pikë, para francezit Lloris dhe veteranit Buffon, i cili e kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar.

Liga e Kampioneve e fituar me meritë në muajin qershor i dha Zinedine Zidane vendin e parë në renditjen e trajnerëve për klube. 296 pikë për francezin që po shijon pushimet luksoze pas dorëheqjes nga Real Madrid, dukshëm i distancuar nga Jurgen Klopp në vendin e dytë dhe Pep Guardiola në shkallën më të ulët të podiumit.

Në vlerësimin për trajnerët e kombëtareve nuk mund të kishte diskutime: Didier Deschamps që fitoi titullin kampion bote me Francën këtë verë u shpall më i miri.