Ballina Shëndet Ha shpejt, ngadalë apo duke folur? Ja çfarë tregon mënyra e të...

Ha shpejt, ngadalë apo duke folur? Ja çfarë tregon mënyra e të ngrënit për ju

A e kishit menduar ndonjëherë se zakonet tuaja të të ngrënit, tregojnë jashtëzakonisht mbi cilësitë e karakterit tuaj?

Nga të ngrënit shpejtë apo ngadalë, mënyra e të ngrënit është si një dritare e personalitetit për të gjithë në.

Më poshtë ju tregojmë tipologjitë kryesore. Po ju tek cili grup njerëzish bëni pjesë?

Hani ngadalë
Të ngrënit me një ritëm të ngadaltë mund të jetë një nga gjërat më të bezdisshme nëse jeni personi që tashmë ka mbaruar dhe jeni duke pritur dikë tjetër. Megjithatë kjo tregon që juve nuk ju nxiton gjë dhe doni të shijoni çdo moment.

Hani shpejtë
Nëse e mbaroni ushqimin brenda 5 minutave, atëherë ju jeni nga ata të cilët doni të përmbushni të gjitha detyrimet dhe ndonjëherë harroni të kujdeseni për veten tuaj.

Jeni nazeli
Ju vështirë të porosisni dicka pa kërkuar t’i shtoni apo t’i hiqni ndonjë element. Ju jeni një “nxënës” i etur. Nuk keni frikë të pyesni dhe të mësoni gjëra që nuk i keni ditur më parë.

Ai që organizon në mënyrë strikte të gjithë ushqimin në pjatë
Nevoja e tyre për të mbajtur çdo gjë të organizuar i bën ata shumë të mirë në punën e tyre, duke qenë në kontroll të plotë. Shtëpia e tyre ndoshta do të jetë e pastër, pasi urrejnë situatat e çrregullta. Shqetësohen shumë kur gjërat nuk shkojnë siç është planifikuar dhe do të duhet të bëjnë kompromise për hir të shëndetit të tyre.

Ai që e bën lëmsh ushqimin në pjatë
Zakonisht këta njerëz pëlqejnë të marrin përgjegjësi të shumta në vendin e punës. Ata e duan punën e tyre dhe zakonisht krijojnë marrëdhënie të shëndosha.

Aventurieri
Nëse çdo herë që shkon në një restorant ju përpiqeni të gjeni pjatën më të çuditshme, më unike, atëherë jeni në këtë kategori. Njerëzit që e bëjnë këtë zakonisht duan të marrin rreziqe dhe nuk kanë frikë se do të dështojnë. Ata do të thonë “po” për idenë më të çmendur, duke dashur të dalin nga zona e rehatisë dhe të provojnë gjëra të reja. Askush nuk i percepton ata si të mërzitshëm dhe shumë i admirojnë për guximin që kanë.

Ai që ha një gjë në një orë
Zakonisht këta njerëz janë të kujdesshëm dhe vlerësohen shumë në punën e tyre. Ata shohin detajet, cilësi që të tjerëve u mungon.

Ai që shijon ushqimin duke folur
Një nga gjërat më të bezdisshme që mund të ndodhë në tavolinë, është kur dikush përtypet dhe flet ndërkohë që ha. Këta njerëz janë shumë të çuditshëm dhe miqësorë. Nuk kujdesen për atë që të tjerët mendojnë për to. Ata kurrë nuk shqetësohen për asgjë dhe e trajtojnë çdo problem të vogël që vjen në rrugën e tyre qetësisht.

Ai që përgatit me kujdes ushqimin
Në këtë kategori, njerëzit pëlqejnë të ndajnë vaktin e tyre në copa të vogla, përpara se të fillojnë të hanë. Janë aftësitë organizative që i bëjnë ato të veprojnë kështu. Ata janë ëndërrimtarë të mëdhenj dhe kanë aspirata të mëdha për karrierën e tyre, edhe nëse të gjithë mendojnë se ato jetojnë në një flluskë.

Ai që gjithmonë tenton të marrë nga ushqimi juaj
Këta njerëz duan që të marin atë që duan dhe kur të duan. Ndonjëherë sillen si fëmijë dhe shumë rrallë e kanë dëgjuar fjalën jo. Megjithatë duhet thënë se këta persona janë të sjellshëm dhe të dashur me njerëzit e tyre.

Ai që asnjëherë nuk e ndan ushqimin
Këta tipa pëlqejnë që të jenë të pavaruar dhe individualë. Fakti që nuk ndajnë ushqimin me të tjerët nuk i bën të pasjellshëm./Shije.al