Me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga Krerë Shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë.Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se:
“Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale”./TCh/