Ballina Sport Cilat janë kampionatet me pagat më të larta nëpër botë? E zbulon...

Cilat janë kampionatet me pagat më të larta nëpër botë? E zbulon raporti i realizuar nga “Sport Intelligence”

“Global Sports Salary Survey 2018”, raporti i realizuar nga “Sport Intelligence”, krahason 68 kampionate të shumë vendeve në mbarë botën. Krahasimi ofron një tablo interesante sa i përket ndarjes së pasurisë në botën e futbollit.

Duke parë klasifikimin e plotë shihet qartë se si kampionatet europiane dominojnë “top 10”. Shtatë nga dhjetë kampionatet e para me pagat mesatare më të larta zhvillohen në Europë. Kampionati i parë jo europian – në vend të gjashtë – është “Chinese Super League” (paga mesatare për lojtar është 903.110 euro), ndërsa në vend të nëntë dhe të dhjetë gjejmë Brasileirao (576.027 euro) dhe MLS (446.472 euro).

Në vend të parë të këtij klasifikimi, siç pritej, është Premier League angleze, i vetmi kompeticion ku paga mesatare për lojtar është më e lartë se 3 milionë euro. (3.379.520 euro). Në vend të dytë, La Liga spanjolle (2.487.194 euro). Vendi i tretë për Serie A, ku paga mesatare për lojtar është 1.717.470 milionë euro, duke lënë pas Bundesligën gjermane, e katërta në klasifikim, ku paga mesatare për lojtar është 1.578.130 euro. Top 5 mbyllet nga Ligue 1 franceze, ku paga mesatare për lojtar është më e lartë se 1 milion euro (1.118.447).

Në raportin “Global Sports Salary Survey 2018”, të realizuar nga “Sport Intelligence”, Shqipëria (Kategoria Superiore e Shqipërisë) renditet në vendin e 52, ku paga mesatare për lojtar është 11,332 euro, duke lënë pas Bosnjën (vendi 53 10,662 euro), Maqedoninë (vendi 54, 10,356 euro) dhe Malin e Zi (vendi 58, 6,762 euro).

Më poshtë, renditja e plotë  tabelat si dhe linku: (http://globalsportssalaries.com/GSSS%202018.pdf)