Ballina Sport Simeone: Messi dhe CR7 më të mirët në botë, por këtë vit...

Simeone: Messi dhe CR7 më të mirët në botë, por këtë vit askush s’është si ai

3 dhjetori është dita kur do të mësohet fituesi i “Topit të Artë 2018”. Juria ka votuar dhe mbetet vetëm që të bëhet publik vendimi. Kush do ta fitojë? Favoritë janë tre kandidatë: Luka Modriç, kapiteni i Kroacisë, nënkampiones së befasishme të botës, dhe fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madrid. Raphael Varane, kampion i gjithçkaje, në Evropë dhe në botë. Dhe Kylian Mbappè, yll i ri i futbollit. Mungon dikush? Ndoshta Cristiano Ronaldo dhe … Antoine Griezmann; ky i fundit sipas Diego Simeone, nuk është vlerësuar aq sa e meriton.

“Nga një pikëpamje e përgjithshme, mund të themi se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët më të mirë në botë, por jo në këtë 2018. Këtë herë ka qenë Griezmann para të gjithëve. Në vitin 2018 asnjë lojtarë në botë nuk ka bërë gjëra që ka për Griezmann për ekipin e tij, si për Francën ashtu edhe për Atletico Madridin. Ky është realiteti. Kur një futbollist bën që e gjithë ekipi të punojë bazuar mënyrës së tij të të luajtur, ai ka një vlerë të pallogaritshme”, u shpreh Diego Simeone.

Lavdërimet nuk kanë të sosur për francezin. Për 48-vjeçarin, Griezmann luan futboll të zgjuar, por nuk ka nguruar të pohojë nuk do të kishte fituar kampionatin botëror, nëse Atletico Madrid nuk do të ishte në kulmin e saj.

“Griezmann zhvillon futboll të zgjuar. Kur ai është i qartë dhe fizikisht në formë të mirë nuk ka futbollist në botë që e di ta kuptojë dhe ta interpretojë futbollin ashtu si ai. Kupa e Botës, Europa League dhe Superkupa Evropiane, nuk kishte futbollist që ishte më i rëndësishëm për skuadrën sesa ai i Griezmann “. A e menduan juristët këtë? E komplikuar për ta thënë …”, përfundoi Simeone.