Lajmi më interesant i ditëve të fundit duket se ka qenë propozimi i emrit të ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Lëvizja duket interesante, pasi ai është propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Sipas kryeministrit, zgjedhja e Ridvan Bodes është vijimi i një tradite i mbajtjes larg nga Banka e Shqipërisë së njerëzve militantë dhe emërimi atje i më të aftëve të sektorit.
“I dërgova një sms nëse ishte i interesuar dhe u përgjigj PO”, u shpreh Rama.
Megjithatë, si çdo histori tjetër, edhe kjo nuk është kaq e thjeshtë për opinionin publik. Një tjetër figurë e të djathtës, Florjon Mima, është propozuar për të qenë pjesë e këtij bordi nga mazhoranca, por e ka quajtur një provokim.