Ballina Shëndet Autoritetet britanike japin alarmin/ Rritet numri i të miturve që lindin të...

Autoritetet britanike japin alarmin/ Rritet numri i të miturve që lindin të varur nga droga

Autoritetet britanike japin alarmin për numrin në rritje të të miturve që lindin të varur nga droga. Sipas statistikave, vetëm në Skoci rreth 600 fëmijë brenda 3 viteve kanë lindur me simptoma të shkaktuara nga abuzimi i grave shtatzëna me lëndët narkotike.

Simptomat janë pasojë e drogave që nënat ua përcjellin fëmijëve të tyre që në fetus. Ato variojnë nga dridhje të pakontrolluara të fëmijëve të porsalindur, hiperaktivitet dhe të qara të forta. Të dhënat tregojnë tendencë në rënie nga viti në vit të fëmijëve të lindur me këto simptoma që prej vitit 2015. Por nga përllogaritjet rezulton se çdo javë lindin 4 fëmijë me varësi nga substanca të dëmshme.

Situata ka krijuar shqetësim tek një grup deputetësh liberalë britanikë, të cilët kanë ndërmarrë një nismë për ashpërsimin e masave të përdorimit të drogave dhe substancave të tjera që krijojnë varësi tek gratë shtatzëna.