Ballina Diaspora Takim i përbashkët i shoqatave në SHBA me origjinë nga trojet etnike...

Takim i përbashkët i shoqatave në SHBA me origjinë nga trojet etnike nën Mal të Zi

Në New York të Dielën me datën 18 Nëntor 2018 u mbajt një takim i kryesive të shoqatave me origjine nga trojet etnike nën Mal të Zi. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi sa më i mirë i mundshëm i aktiviteteve në aspektin kombëtar në kuadër të Këshillit Koordinues të Shoqatave, këshill ky i themeluar që nga 2 Nëntori i vitit 2014 nga shoqatat nënshkruese të Rregullores së Bashkëpunimit të Shoqatave:

Në takim e së dielës  muaren pjesë dhe u përfaqësuan këto shoqata:

Shoqata Ana e Malit, kryetare znj.Emi Salaj

Shoqata Malësi e Madhe NY, kryetar  Ejllo Berishaj dhe njëkohësisht koordinator i tanishëm i Shoqatave

Fondacioni Plavë Guci, nënkryetar Fahrudin Kukaj dhe arkëtar Shkumbim Hasangjekaj

Shoqata Kraja nënkryetar Hysen Kraja dhe arkëtar Hamid Alaj

Shoqata Dom Simon Filipaj, kryetar Simon Nrekaj dhe nënkryetar Zef Gjokaj

Vlen për të theksuar se në këtë takim  ishin të ftuara për pjesëmarrje  edhe shoqatat nga Detroiti dhe Çikago, por ato me kohë njoftuan iniciuesin me pamundësi të pjesëmarrjes për shkak të distancës.

Ky takim vëllazëror dhe qëllimmirë u iniciua nga aktivisti i dalluar dhe ish deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi zt Xheladin Zeneli dhe njeri nga  përpiluesit i Rregullores së Bashkëpunimit të Shoqatave  në vitin 2014. Po ashtu është e  rëndësishme te thuhet se zt Zeneli  sëbashku me juristin Gjon Ivezaj kishin përgatitur këtë Rregullore e cila mëpastaj ishte aprovuar nga shoqatat.

Në këtë takim ishin të ftuar dhe muaren pjesë  edhe kryetarët e Shoqatave nënshkruese të Rregullores së Bashkëpunimit në kuadër të Këshillit Koordinues në vitin 2014 si Ismet Kurti ish kryetar i Shoqatës Ana e Malit, Esad Gjonbalaj ish kryetar i Fondacionit Plavë Guci dhe koordinatori i par i shoqatave, Tom Shkreli ish kryetar i Shoqatës Dom Simon Filipaj dhe Sal Gjinashi ish kryetar i Shoqatës Kraja.

Në këtë takim u theksuan aktivitet e suksesshme të Shoqatave në kuadër të Këshillit Koordinues gjate viteve 2014/15, si demonstrata e fuqishme ne Uashington DC, Konferenca ne Oakland University Detroit dhe pikniku i përbashkët i Shoqatave në New York në vitin 2015 ku muaren pjesë me mijëra pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit e këtij takimi u dakorduan që një takim i radhës i kryesive të Shoqatave të mbahet në Janar 2019, dhe nga ai takim të sjellën vendime se si të vazhdohet tutje bashkëpunimi i ndërsjellët ne mesh shoqatave tona me qëllimin parësor të riaktivizimit të Këshillit Koordinues të Shoqatave.

 

Esad GJONBALAJ