Ballina Personazh Një jetë në shërbim të Atdheut – Zymer Brahimi Prelvukaj

Një jetë në shërbim të Atdheut – Zymer Brahimi Prelvukaj

U lind në Martinaj në vitin 1917 i vetmi djalë i Brahim Kamerit Prelvukaj.

Brahim Kameri Prelvukaj babai i Zymerit ishte pjesëtar i vëllazërisë Ahmataj të Prelvukajve të fshatit Martinaj të Plavë Gucisë. Në kohen e Jugosllavisë mbretërore të para luftës së ll-të Botërore, Zymeri  u  martua me një vajzë me emrin Nurie e familjes Novaj nga fshati Arzahanicë me te cilën patën shtatë  fëmijë, pesë djem e dy vajza.

Zymer Brahimi Prelvukaj që në moshë të re u shqua për atdhetari dhe çështje kombëtare, andaj duke ju përgjigjur rrethanave të kohës Zymeri rroku armët e lirisë si pjesëtar i Luftës Nacional Çlirimtare  (LNÇ), në brigadën e 9-të sulmues në divizionin e 3-të të Malit të Zi.

Në LNÇ, Zymeri plagoset rënd gjatë luftimeve në Bosnje dhe Hercegovinë ku si rrjedhojë e plagëve dërgohet për trajtim mjekësor në spitalin e Hercegnoviit, në Mali të Zi. Në  spital gjatë trajtimit mjekësor,  Zymeri takoj disa shqiptar nga Kosova të plagosur rënd  dhe të mbijetuar të masakrës së Tivarit,  të cilët në detaje i përshkruan tmerrin që kanë bërë e serbo-malaziasit  ndaj shqiptarëve te Kosovës në këtë akt gjenocidial të bërë ndaj tyre vetëmse se ishin shqiptar, akt ky kriminal i kryer nga Jugosllavia Titiste.

Kjo ngjarje gjegjësisht masakër Zymerin e irritoj dhe frymëzoj   shumë, edhe pse më par ai ishte thellësisht i frymëzuar nga vet trualli ku u lind dhe rrit.

Zymer Brahimi Prelvukaj u arrestua nga UDB-ja në vitin 1952 me ç’rast dënohet me 6 vite burg. Dënohet për shkak të shërbimit të ti në të mirë të shtetit shqiptar dhe interesave kombëtare shqiptare.  Zymeri akuzohej ndertëtjera  nga UDB-ja  se kishte strehuar kushërinjtë e ti, punëtor të inteligjencës së shtetit shqiptar ,  ai sakrifikohet për  besë e  traditë, vlera këto të rralla  që posedonte. dhe  që buronin nga rrënjët e familjes dhe rrethit familjar  që i përkiste.

Burgun e ka mbajtur në burgun famëkeq të Kotorrit dhe në punishten e Shën Stefan të Budves.

Zymeri lirohet pas katër viteve,  në vitin 1956 pas një amnestie kolektive  të bërë nga UDB-ja dhe shteti Jugosllav.

Në v.1956 pas lirimit nga burgu Zymeri  menjëherë vendos kontakt  me bashkëfshatarin e ti,  atdhetarin  e mirënjohur Rexhep Galin Balidemaj, duke ai ia bërë me dije Rexhepit se UDB-ja i kishte kërkuar ati, që Rexhepit ti qëndroj afër dhe të  lidhet me të në mënyrë që të merr informata nga ai.

Gjate burgosjes Zymeri mbajti qëndrim shumë te fort dhe kurrë nuk ju nënshtrua organeve të UDB-së, as në liri e as si i dënuar edhe pse morri një pension simbolik të  luftëtarit si plagosur në luftë.

Duke par gjithnjë rrezikun e riburgosjes nga UDB-ja dhe kuislingët e saj, ai vendos që të merr rrugën e mërgimit dhe arratiset  për në SHBA.

Në SHBA Zymeri nuk ndaloj aktivitetin e vet në të mirë të çështjes kombëtare dhe ishte një aktivist i dalluar i komunitetin shqiptaro amerikan. Dallohej me pjesëmarrje aktive kundrejt shtetit Jugosllavë dhe agjenturave të saj, por ai veçohej për humanizmin e ti në çdo aksion për të mirën e vendlindjes dhe rasteve në nevojë.

Vlen të theksohet se aktiviteti i ti si njohës i mire i historisë që e kishte si pasion, dhe adhurues i librit, ishte shume mbreselenes për rinin e kohës por njëkohësisht qëndrimet e ti atdhetare ishin  halë në sy për agjenturat e UDB-se, këtu në mërgim, sepse ai ua thoshte hapur se Jugosllavia e sëmura e Ballkanit do te shkatërrohej medoemos. Aktiv në çdo demonstratë dhe çdo organizim kombëtar   gjithnjë gjat viteve të 90-ta i rregullt ne pagesën 3% (Aksion e Qeveris se Kosovës ne egzil) sepse si thoshte ai atëherë  duke dhuruar  për Kosovën sot, ndihmon dhe investon të ardhmen e rinis dhe ardhmërinë e kombit shqiptar.

Ndërroj jetë në moshën 80 vjeçare  në New York, me 18 Prill 1997, pa ju realizuar ëndrra e ti jetësore Kosova shtet, por amaneti i ti jeton dhe qëndron i fort sot fal punës dhe angazhimeve  të atdhetarëve të rrallë dhe të mirëfilltë  siç ishte Zymer Brahimi Prelvukaj.

shkruar nga Esad Gjonbalaj

PS.

Të dhënat dhe informacionet e cekura në këtë shkrim janë marr nga Rexhep Gali Balidemaj, dhe kontaktet personale të artikullshkruesit me Zymer Brahimin Prelvukaj gjatë veprimtarisë në SHBA.