Ballina Aktualitet Ndërron jetë kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata

Ndërron jetë kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata

Nga Beqir SINA – New York

DIBER : Ka ndërruar jetë kreu i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, njoftuan rrjet sociale në Facebook, Tweeter dhe protalet nga Maqedonia dhe media shqiptare.

Lata , simbas tyre vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, ndërkohë që ky ishte mandati i dytë si kryetar komune nga radhët e BDI-së.

Më pare se të zgjidhej Kryetar Komune, magjister Ruzhdi Lata ka qenë teolg, historian dhe studiues i njohur në botën shqiptare, një nga personalitet më popullore në Dibër të Madhe, I njohur për kontributin e tij në çështjen kombëtare,.

I lindur më 06.05.1953, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet ne fakulltetin Filologjik-dega Gjuhë orientale në Universitetin e Prishtinës. Shkallën e tretë të studimeve e kreu në Universitetin e Prishtinës dhe morri titullin Magjistër i shkencave të filologjisë.

Karriera e tij në public fillon prej vitit 1980 ka punuar në Bashkësinë Islame dhe në të njejtën kohë ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 kur sërbët me dhunë e larguan nga fakullteti.

Punën në Prishtinë e vazhdoi edhe dy vjet në shtëpi private ku fakullteti mbante mësim. Pas vitit 1993 përsëri paralelisht dy vjet punoi në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup deri në vitin 1995. Pas vitit 1995 punoi vetëm në Bashkësinë Islame deri në vitin 2009, pas vitit 2009 gjer në vitin 2013 punoi në Bashkësin Islame dhe ligjerues në katedrën e Orientalistikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në vitin 2013 u votua dhe u zgjodh kryetar i Komunë së Dibrës.

Ai zotronte mire dhe fliste gjuhën letrae shqip, fliste e dinte maqedonisht, sërbokroatisht, turqisht dhe arabisht.

Lata gjatë karierës së tij është marrë me përkthime nga arabishtja, vepra e dhjetë e Sahihil-Buhariut, nga turqishtja, romani i Sami Frashërit “Dashuria e Talatit me Fitneten”, publikim i disa artikujve në katër vazhdime për Haxhi Vehbi Dibrën, Haki Sharofin, Fuat Dibrën etj.

Pjesmarrës në disa simpoziume ndërkombëtare dhe konferenca shkencore me temë “Kontributi i Ulemave dibranë në lëvizjen kombëtare”, “Kontributi i Ulemave të Rekës”, “Pjesmarrja e hoxhallarëve në Lidhjen shqiptare të Prizrenit dhe në Shpalljen e Pavarësisë” etj.

Ruzhdi Lata ka qenë përkrahës i lëvizjeve demokratike në Dibër dhe më gjërë, kontribut të veçantë ka dhënë për themelimin e partive politike shqiptare në Dibër pas vitit 1990.

Njihet edhe si aktivist për pajtimin e popullatës në raste konfliktesh të të gjitha niveleve dhe ka të regjistruar mbi 150 pajtime.

Njihet edhe si organizator për ndihmesë materiale për nevojën e kosovarëve, për pritjen dhe sistemimin e bashkëatdhetarëve nga Kosova në Dibër, për Lëvizjen kombëtare shqiptare në Maqedoni, për nevojat e qytetarëve të Peshkopisë në krizën e vitit 1997 etj.

Për punën e bërë gjatë kësaj kohe Ruzhdi Lata me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dekorohet Qytetar Nderi nga Këshilli Bashkiak i Peshkopisë.

Ruzhdi Lata do të kujtohet gjatë si një patriot i shquar, atdhetar , liridashës, paqedashës, besmitar m devotshëm në komb e fenë e tij, studies, historian, dhe intelektual i madh dibran, buajr dhe zemërgjerë, i mençur dhe shumë popullor.

Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, dibra dhe shqiptarët një figure të madhe, një patriot i shquar, atdhetar , liridashës, paqedashës, besmitar m devotshëm në komb e fenë e tij.

I lehtë dheu i asaj toke Pushofshë në Paqe – Ruzhdi Lata !