Lamtumirë (Dëshmorit, Muharrem Smail Vuthaj)
Poezi nga Isa Maloku
Unë e kisha të ndaluar
të punoja zyrtar shtet
gjysmë shekulli,
bashkë me familjet e tjera,
se i takonim familjes
se të burgosurve politikë-shqiptarë.
Çdo ditë dëgjoja përralla
të ish zyrtarëve, zë bretkocash
fjalë boshe, të pakuptimta
për t’i ikur vetingut
për ditët e tyre të” lavdisë”
që i mbanin në ballë
simbolet e çetnikëve të Serbisë.
Disa për bukën e gojës
të tjerët u kishte marrë koka erë
familjet atdhetare lëqiteshin nga bashkëfshatarët-medet
Muharremi sypishë
natën mbante mbledhje
për Atdheun e robëruar
në mëngjes veglat e armikut e spiunonin
ai s’mërzitej fare, palla s’i hante.
Një ditë lë punën
do t’i thotë, këtu me ke, Atdhe.
në malet e vendlindjes në Vrellë
duke luftuar me lindjen dhe vdekjen
shkruan letrën e bardhë.
me gjakun e trupit të vet.
Duke ua lënë amanet:
“Mos më lini këtu vetëm o burra .
se nuk do t’u them kurrë Lamtumirë”
me tytën time, grykëhollë
do të jehojë kushtrimi për Atdhe
spiunët do t’ia fali historisë
ajo lë t’i falë apo t’i vret … tani keni kujdes ju të gjallët
mos ma harroni emrin mua sa të tjerëve-dëshmorë,
as përvjetorët e rilindjes sonë,
ne jemi më të gjallë ndër të gjallët.
Dyzet vite kam parë tmerre
tulla të shpuara me plumba
fytyra të përlotura, të trishta
fletore të zhubrosura
kolegë të shkollës prapa grilave
duke i ndërruar uniformat
me rrobat e të burgosurve
kam ndalë zogjtë mos
t’ua prishnin qetësinë të tjerëve
as bukurinë e durimit
kam parë, çfarë kam parë
qindra të burgosur
kam hjek nga litari-tani janë gjallë.
Tani nuk dua të qaj.
askush të m’i shoh lotët
dua ta ndal këtu rrëfimin
për kolegët e mi me fytyra të përgjakura dikur,
tërë jetën me nder i shërbeva Atdheut.
Tani kolegët e mi.
nuk “kanë ” para
të ma dhurojnë një buqetë lule
jo, jo, jo! Të ma kujtojnë ëndrrën time për lirinë
Tani as heshtja ime mos të ju vras
unë veç me Atdheun
çdo ditë do të flas!