RIZA FERRI (1904-1945)
Nga: Prof.Dr.. Naser FERRI
Riza Ferri, nip i heroit k9mbëtar mbarëshqipëtar Jakup Ferri (i biri i Mehmedit, njërit nja pesë bijtë e Jakupit) u lind në Plavë më 1904.Ishte ndër intelektualët e pakët të trevës se Plavë e Gucisë i cili kreu Fakultetin e Veterinarisë në Milano të Italisë.
Shumë herët iu ishte bashkangjitur vepritarisë atdhetare të xhaxhait të tij Hasan Ferrit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje duke qenë anëtar i Ballit Kombëtar.
Në vitin 1941 bëhèt prefekt i Dibres, ndërsa djali i xhaxhait tij Shemsi (Agan) Ferri prefekt i Plavës.
Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ishte arrestuar nga pushteti komunist i cili deshi edhe ta ekstradoi në Jugosllavi sipas kërkesave të komunistëve jugosllavë.
Me të kuptuar qe do të ekstradohet Rizai bëri vetëvrasje në burg të Shkodres me 17.04.1945 , duke pirë helmin të cilin e mbante të fshehur në unazë për mos ti rënë i gjallë në duar sllavëve.
Pos që asokohe komunistet ia zhdukën vendvarrimin pêr fat të keq edhe sot pak dihet për këtë intelektual atdhetar: emri i tij nuk përmendet as ne Historinë e Popullit Shqiptar, as në Fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë, as ne Fjalorin enciklopedik të Kosovës e po ashtu në asnjë botim tjeter relevant.
Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit Enver Hoxha, nën presionin nga Mehmet Shehu kishte refuzuar ta dekoronte Jakup Ferrin me pretekst se ” i kishte pasur pasardhësit ballistë”.
Presidenti Sali Berisha deri diku e kishte përmirësuar këtë gabim duke i dekoruar Jakup e Hasan Ferrin (por jo me dekorat të heroit kombëtar të cilën e meriton që të dytë).
Kjo është realiteti i kujtesës së shkurtë të shqiptarëve dhe pasqyrë e mosvlerësimit të personaliteteve të merituara kombëtare që sakrifikuan edhe jetën për të mirë të kombit!
Dhimbshëm!